Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Partizani-Egnatia. Rezultati 1-1

Duke filluar nga ora 16:45, Partizani do të presë në ‘’Air Albania’’ skuadrën e Egnatias.

Për ‘’demat’’ nuk ka kompromis tjetër përveç fitores, ndërsa Egnatia kërkon të përfitojë nga momenti jo i mirë i të kuqve për të dalë me pikë nga kjo ndeshje.

Ilir Daja është ende i detyruar të hedhë në fushë një formacion të cunguar pasi mungesat në kampin e të kuqve vazhdojnë. Sulmuesi kroat Filipoviç edhe pse larg pritshmërive do të jetë titullar ditën e sotme së bashku me Tedi Carën e Gueje.

 

LIVE/ Partizani – Egnatia  1-1

Cara 47′ / Xhekson 6′

KOMENTI LIVE

Mbyllet sfida! Partizani vazhdon krizën e rezultateve duke mos e gjetur ende fitoren e parë pas 7 javësh kampionat. 

90+3′ Moment tensioni në fushë. Sembene ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Arbër Çyrbjas.

90′ Gjyqtari i katërt akordon 3 minuta shtesë.

86′ Dy zëvendësime për Egnatian, largohen Xhekson dhe Iseni, në vendin e tyre Bledar Lilaj dhe Ndraxhi.

84′ Top i rrezikshëm në zonë nga Arinaldo Rrapaj, por krosimi i mesfushorit nuk shfrytëzohet nga askush duke kaluar në tërë pasqyrën e portës të mbrojtur nga Puja.

81′ Luhen 10 minutat e fundit të takimit, të dyja skuadrat në kërkim të golit të fitores.

76′ Alban Hoxha mbetet i dëmtuar pas një përplasje në sulm me Pedro Auguston. Stafi mjekësor në fushën e lojës.

74′ Zëvendësim për rrogozhinasit, largohet nga loja Demir Imeri në vendin e tij Timis Bardis.

73′ Provon rrezikshëm Egnatia, Allmuça godet traversën gjatë një tentative për të krosuar në zonë.

71′ Tjetër zëvendësim për Partizanin, largohet Sota në vendin e tij Herald Marku.

69′ Gjyqtari Laver Alla ka probleme me sytë, pasi konsultohet me stafin mjekësor sfida rinis sërish.

65′ Marku merr bukur krahun nga e djathta, kroson ulët në zonë për Filipoviç por Krivanjeva bën shpëtimtarin duke larguar topin në këndore.

62′ E pabesueshme çfarë pret Puja. Filipoviç godet bukur me kokë, por gardiani i rrogozhinasve tregon cilësitë e tij duke pritur një top fluturimthi për ta dërguar në goditje nga këndi.

61′ Mala provon një skemë, por del Puja dhe largon topin. Shuhet aksioni i të kuqve.

60′ Tedi Cara fiton faull në një zonë të rrezikshme për Partizanin. Te topi afrohet Esat Mala dhe Filipoviç.

57′ Albion Marku merr fundoren duke krosuar në zonë, por topi largohet nga rrëmuja e krijuar në mbrojtjen e Egnatias.

53′ Dy zëvendësime në radhët e Egnatias, largohet Ndriçim Shtubina dhe Mario Teqja në vendin e tyre Pedro Augusto dhe Gëzim Krasniqi.

53′ Rrezikshëm Partizani, provohet një pasim i gjatë për Carën, por Puja bën një dalje të shkëlqyer duke shuar aksionin e të kuqve.

49′ Demir Imeri provon të gjejë bukur me një vertikalizim Shtubinën, por kapiteni i rrogozhinasve gjendet në pozicion jashtë loje.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Partizani arrin të mbajë gjallë shpresat për një triumf duke arritur të barazojë rezultatin në fundin e takimit me Tedi Carën. 

45+2′ GOOOL Partizani 1-1/ Partizani barazon shifrat me një aksion mjaft të bukur. Murataj hap bukur lojën për Markun që asiston për Tedi Carën me këtë të fundit që barazon shifrat me një goditje me kokë. 

46′ Partizani provon një skemë, por Mala nuk godet saktë.

45′ Gjyqtari akordon 4 minuta shtesë.

45′ Rast mjaft i mirë për Partizanin. Murataj harkon bukur në zonë duke gjetur Filipoviç, i cili godet me kokë saktë, por Puja pret duke dërguar topin në shtyllë më pas Krivanjeva e largon topin në këndore.

40′ Emiliano Musta ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje në dëm të Ymeralilajt.

34′ Iseni godet rrezikshëm nga faulli, por Alban Hoxha pret në dy kohë.

33′ Ndërhyrje e gabuar e Emiliano Mustës në dëm të Arbër Çyrbjas. Faull në një zonë të rrezikshme për Egnatian.

28′ Sërish protagonist Filipoviç. Sulmuesi nuk arrin të devijojë në portë një goditje të Valentino Murataj. Minuta të mira për të kuqtë.

28′ E pabesueshme humbet Filipoviç. Sulmuesi kroat godet keq me kokë pas një krosimi perfekt të Malës nga e djathta.

23′ Xhekson ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Albion Markut në mesfushë.

22′ Dy zëvendësime të detyruara për Partizanin, lënë fushën e lojës Gueje dhe Damçevski si pasojë e dëmtimit në vendin e tyre, Murataj dhe Saliou Sembene.

17′ Pas një dyluftimi në ajër me Arbër Çyrbjan, Damçevski dëmtohet duke qëndruar i shtrirë në fushë për disa çaste. Kërkohet dhe ndihma e mjekëve nga gjyqtari, ndërkohë qendërmbrojtësi ngrihet në këmbë pa probleme.

15′ Egnatia është mbyllur tërësisht prapa duke tentuar të mos pësoj gol në pjesën e parë, ndërsa Partizani përpiqet me të gjitha forcat të dalë përpara.

12′ Tjetër mundësi e mirë për Carën, por Krivanjeva i vëmendshëm mbyll shpejt aksionin e të kuqve.

10′ Partizani kundërpërgjigjet menjëherë me Carën, por Puja e bllokon mjaft mirë gjuajtjen e sulmuesit.

6′ GOOOOOOOOOL Egnatia 0-1/ E pabesueshme çfarë gabimi bën Alban Hoxha. Xhekson gjuan nga distanca, por Hoxhës i shpëton topi nga duart duke dërguar Egnatian në avantazh.

4′ Sfida luhet në mesfushë në minutat e para. Partizani tenton të qarkullojë topin duke provuar të dalë para.

1′ Starton ndeshja

Related posts

JAVA E KATËRT NË SUPERIORE/ Përcaktohet axhenda, ja kur luhen 5 duelet dhe stadiumet që presin ndeshjet…

Delo.autor

Valverde: Iniesta është i pazëvendësueshëm

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Mandzukic i ngel në derë Juventus, por në janar…

Delo.autor

Leave a Comment