Futboll Sport

FUTBOLL NË KOHËN E KORONAVIRUSIT/ Puthja e topit kushton 1200 dollarë

Futbolli në kohën e Covid-it është diçka tjetër.

Limitimi për sa i takon kontakteve fizike para ndeshjeve dhe, mbi të gjithë, stadiumet bosh janë një minus shumë i madh për lojtarët që shkojnë në fushë.

Por pandemia ka prekur të gjithë sektorët dhe edhe futbolli ka qenë i detyruar të përshtatet.

Shpesh gjatë një goli ka ndodhur të shihet golashënuesi të puthë topin, një festim i përhapur, por që është i ndaluar në futbollin e “infetkuar” nga Coronavirus.

Shumë federata, në fakt, e ndalojnë puthjen e sferës, por Sergio Lopez, lojtar i Aucas, ka shkelur rregullin.

Futbollisti i kategorisë kryesore të futbollit në Ekuador nuk ka arritur ta frenojë instinktin për ta puthur topin pas shënimit të golit dhe tani  e pret një gjobë e kripur: plot 1200 dollarë.

Një gol pak i hidhur për amerikanojugorin që tani do të jetë sigurisht më i kujdesshëm.

Related posts

I DEDIKON LETËR PREKËSE BABAIT TË NDARË NGA JETA PREJ COVID-19/ Totti: Më bërë një njeri të fortë dhe…

Delo.autor

NISEN DREJT KOSOVËS/ Kombëtarja Çeke mesazh surprizë: Ju lutemi shtrëngojini rripat e sigurisë…

Delo.autor

DRAMATIKE/ Nga lotët e gëzimit te hidhërimi i madh, nata e hidhur për Nathan Ake në Champions

Delo.autor

Leave a Comment