Bundesliga Futboll Sport

HAVERC BRAKTIS GJERMANINË PËR CHELSEA/ Xhindoset Birhof: Donim të përqendrohej tek kombëtarja

Oliver Birhof, drejtori i kombëtares gjermane dhe i akademisë, tha për çështjen “Haverc”: “Kai është një lojtar i së ardhmes në kombëtare. Sigurisht që do të donim që ai të përqendrohej te Gjermania, por ai zgjodhi të mbyllë punët me Leverkusenin për skuadrën e tij të re. E respektojmë vendimin e tij edhe pse mund të kishte zgjedhur një kohë tjetër.

Gjithsesi ne si kombëtare jemi të kënaqur që lojtarët tanë luajnë për klubet më të mira në botë. Kjo tregon se kampionati është në rritje, ashtu si dhe numri i lojtarëve të talentuar në Gjermani. Eksperienca që këta lojtarë marrin në klubet europiane është e madhe dhe e domosdoshme për ne. Ne kemi qenë gjithmonë në kontakt me Rudi Fëler për ta orientuar atë në zgjedhjen e klubit ideal për Kain”, tha Birhof.

Kujtojmë që Haverc u largua dje nga grumbullimi i kombëtares gjermane për të nënshkruar me skuadrën e Çelsit. Blutë e Londrës do të paguajnë 100 milionë euro për talentin gjerman që në “Stamford Bridge” do të gjejë shokun e tij të skuadrës në kombëtare, Timo Verner. Mbrëmë vonë, Çelsi bëri edhe zyrtarizimin e 21-vjeçarit, i cili firmosi një kontratë 5-vjeçare, duke u bërë futbollisti i gjashtë që Frenk Lampard transferon këtë verë në “Stamford Bridge”.

Related posts

Ish-futbollisti i kombëtares angleze ofendon rëndë shqipërinë…

Sadik.Autor

“HISTORIA TASHMË PO PËRSËRITTET”/ Ankohet Espanyol, Bare kthehet sërish i dëmtuar

Delo.autor

​Formacionet zyrtare: Roma – Torino

Delo.autor

Leave a Comment