Futboll Shqipëri Sport

“NUK KA RËNDËSI SA MINUTA LUAJ, VETËM TË…”/ Bekim Balaj: Ndjenja e golit nuk është si më parë

Sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj është shprehur se nuk ka shumë rëndësi nëse ai luan apo jo, por e rëndësishme është që të marri fitore ekipi kombëtar.

Në konferencë për shtyp ditën e sotme, sulmuesi shkodran është shprehur se dëshira është e madhe për të luajtur nga minuta e parë për Kombtaresn, por gjithçka e vendos trajneri.

“Ajo që na ngroh të gjithëve nga Bjellorusia është 3-pikëshi që morëm. Jemi në rrugën e duhur, pas dy ditësh kemi ndeshjen dhe nuk kem i shumë kohë për të festuar. Dëshira është e të gjithëve që ta nisim si titullar, por kjo nuk varet nga ne, pasi vendos trajneri. Arritëm fitore dhe kjo na kënaq të gjithëve. Nuk ka rëndësi sa minuta luajmë, e rëndësishme është ajo që japim për ekipin kombëtar.

Sigurisht që dëshira është e madhe të shënosh për Kombëtaren, pavarësisht se ku shënon. Në stadiumin e ri ende nuk kemi arritur të festojmë. Tani që mungojnë tifozët, festa dhe ndjenja e golit nuk është e njëjtë si më parë.”, u shpreh Balaj.

Related posts

Dëmtimi i Gabriel Jesus, vjen lajmi i mirë për Cityn

Q.Autor

STATISTIKA BEFASUESE NË CHAMPIONS/ Suarez nuk shënon në trasfertë që prej vitit 2015, Barcelona u falet…

Delo.autor

MEDIAT ITALIANE HEDHIN “BOMBËN”/ Ronaldo, lamtumirë Juventusit më 2020?

F.autor

Leave a Comment