Futboll Kategoria Superiore Sport

I DHA FUND AVENTURËS ME TIRANËN/ Lojtari 21-vjeçar transferohet tek Bylisi

Portieri vlonjat, Pano Qirko, i dha fund aventurës me kampionët e Tiranës, për shkak të mungesës së minutazhit te skuadra kryeqytetase.

pano qirko

Me afrimin e Visar Bekajt, 21-vjeçari, kaloi portier i katër, ndërkohë që vendosi të largohej ditën e sotme. “Divorcin” gardiani e konfirmoi nëpërmjet një postimi në “Facebook”, teksa mësohet se Qirko do të jetë pjesë e Bylisit sezonin e ardhshëm.

Qirko2

Vlonjati, i cili në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Flamurtarit si edhe e Kombëtares U-19, do të rivalizojë me Malin dhe Dramollin për një vend titullari. Së fundmi ballshiotët afruan edhe një portier maqedonas, por nuk dihet nëse ky i fundit i ka bindur drejtuesit.

Related posts

Barazim spektakolar mes Atalantës e Lazios, Berisha-Strakosha ndahen në paqe

Q.Autor

PRAPASKENA/ Digjet tentativa e dytë e Juves për të marrë Xhekon, mesfushori veteran i bardhezinjve…

Delo.autor

“Guerrilsat” kundër Partizanit: U bëre palë me këtë shëmti të futbollit!

Sadik.Autor

Leave a Comment