Futboll Premier League

Njeriu më i shpejtë i planetit mendon se City ka pasur shumë fat në Premier League

Tifozi i Manchester United dhe ish-kampioni olimpik, Usain Bolt, ka deklaruar se Manchester City ka pasur fat në këtë sezon.

Skuadra e Pep Guardiola ka humbur vetëm dy ndeshje në Premier League ku kryeson bindshëm dhe është shumë pranë titullit, ndërsa në Champions League u eliminua nga Liverpool në çerekfinale.

Usain Bolt mendon se City ka pasur fat në fillim të sezonit dhe diferenca nuk duhet të ishte kaq e madhe.

“Unë mendoj se Manchester City ka pasur shumë fat, pavarësisht se luajtën mirë, – tha ai. – Por ju e patë se Manchester United i mposhti, Liverpool i mposhti në tre nga katër përballjet e sezonit. Diferenca e tyre me ekipet e tjera në Angli nuk është aq e madhe sa duket.”

“Patën fat në ndeshjet e para të vitit, ndërsa kundërshtarët ende nuk ishin zgjuar. Për këtë do të fitojnë titullin,” – pohoi Bolt.

Në lidhje me problemet e United, Bolt shpjegoi: “Edhe United e nisi mirë sezonin, por pati probleme në mes të vitit, ndërsa tani janë kthyer një ekip i fortë, për të mos thënë më i forti. Kjo do t’i shërbejë si përvojë për sezonin e ardhshëm.”

Related posts

PËRBALLEN ME NJË STUHI MUNGESASH/ Griezmann humbet stërvitjen për arsyen e çuditshme…

Isa.Autor

SHITJA E SHTRENJTË/ Ben Yedder thyen rekordin e Dani Alves, ja shifra e “çmendur”

Delo.autor

Topi në krevat, 8 gola për Inter dhe numri 63… Ato që nuk dini për Cutrone

Q.Autor

Leave a Comment