Bundesliga Futboll Sport

I DHUROI BAYERN TROFEUN E SUPERKUPËS SË EUROPËS/ Mesfushori Martinez: Ishte njësoj si në 2013

Havi Martinez ishte njeriu që solli trofeun e Superkupës në Mynih. Spanjolli shënoi në minutën e 104-t golin e fitores për kampionët e Europës, duke e çuar në katër numrin e trofeve në këtë sezon për Bajernin.

Koincidenca e çuditshme me spanjollin pasi edhe herën e fundit që Bajerni fitoi Superkupën ndaj Çelsit në 2013-ën ishte pikërisht Martinez ai që shënoi golin e fitores në minutën e 121-të. “Nuk ka rëndësi nëse luaj 15 minuta apo jo, jap gjithmonë gjithçka për Bajernin

. Jemi shumë të lumtur me trofeun. Ishte njësoj si në 2013-ën. Sot (nesër) do të festoj vetëm me shokët e skuadrës derisa të jem edhe në Mynih. Do të jap gjithçka për këtë fanellë deri në minutën e fundit. Të dielën kemi një ndeshje të rëndësishme”, tha spanjolli. Kujtojmë se Martinez është shumë pranë largimit nga bavarezët, mesfushori pritet të transferohet në Spanjë tek Atletiko e Bilbaos, skuadër ku ka luajtur edhe në të shkuarën.

Related posts

“FAJIN E KA GRUAJA”/ Griezmann e gjen “fajtorin”: Ja përse humba penalltinë përballë Shqipërisë

Delo.autor

Batshuayi mbyll para kohe sezonin, por në Botëror do të jetë

Sadik.Autor

NUK MUNGON “PREDHA” E ASANIT NDAJ POLONISË/ UEFA hap votimin për golin më të bukur të javës

F.autor

Leave a Comment