Futboll Seria A Sport

INTER HEQ DORË/ Lazio hidhet sërish në sulm për Kumbullën. Tare dërgon tjetër ofertë te Verona

Lacio është hedhur sërish në sulm për të marrë Marash Kumbullën. Sipas mediave italiane, pasi Interi është tërhequr nga gara për të blerë mbrojtësin shqiptar, bardhekaltërit i kanë paraqitur Veronës ofertën 20 milionë euro plus kartonin e futbollistit Andre Anderson.

“Corriere dello Sport” bën me dije se propozimi i Lacios ka mbërritur në adresën e verdhebluve të Veronës para disa javësh.

Drejtori sportiv i Lacios Igli Tare u shpreh para disa kohësh se klubi kryeqytetas nuk do të interesohej më për Kumbullën, por stepja e Interit duket se i ka rikthyer sërish në garë bardhekaltërit.

Related posts

Kjo është skuadra fituese e Anglisë, edhe po dështuan lojtarët

Sadik.Autor

BARCELONA-REAL MADRID/ Ter Stegen-Courtois, gati të sfidohen dy portierët me shpirt sulmuesi

Delo.autor

Revolucioni i kuq, 90 minuta larg spastrimeve. Zbardhet lista e lojtarëve që priten të largohen

Sadik.Autor

Leave a Comment