Futboll Sport

“KRENARI DHE RESPEKT PËR GODITJEN QË I DHAMË “KUQEZINJVE”/ Trajneri i Lituanisë: Tani jemi pretendentë

Trajneri i Lituanisë Valdas Urbonas përgëzoi lojtarët e tij për fitoren e mbrëmjes së djeshme kundër Shqipërisë me rezultatin 0-1.

Për mediat pas sfidës, 52-vjeçari vlerësoi ekipin e tij për “goditjen” e fortë që u dhanë kuqezinjve në fushën e lojës dhe mënyrën se si e përballuan sfidën.

“Ndihem krenar për rezultatin, sigurisht. Kemi fituar një ndeshje të rëndësishme. Së pari, lojtarët e meritojnë respektin më të madh për goditjen që i dhanë kundërshtarit dhe mënyrën se si e administruan rezultatin deri në fund të takimit sipas planit. Pas një pushimi të gjatë fituam një ndeshje zyrtare, prandaj mendoj se kjo do të na japë forcë për të luftuar në të ardhmen. Është për të ardhur keq që nuk bëmë mirë në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve kundër Kazakistanit, por mendoj se kemi vendosur ‘status quo’-në në renditje dhe presim ndeshjet e ardhshme të muajit tetor”, deklaroi trajneri i Lituanisë Valdas Urbonas.

Kujtojmë që fitorja e Lituanisë përbën një sukses të madh për kombëtaren balltike pasi nuk fitonte një ndeshje zyrtare ndërkombëtare që prej vitit 2016.

Related posts

FORMULA 1/ Wolff: Ja çfarë kërkon Hamilton që të rikthehet në pistë

Delo.autor

Alonso ‘shpëton’ Chelsean, londinezët marrin 3 pikë ndaj Southampton (VIDEO)

Q.Autor

PO SHKËLQEN ME LIVERPOOL/ Xherdan Shaqiri krijon me GUR fanellën e tij (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment