Futboll Seria A Sport

“INZAGHI ËSHTË I SËMURË SI UNË”/ Conte: Edhe Manchester City pësoi 5 gola

Krenaria e të pasur it mes duarve një skuadër sulmuese është pika kryesore ku është bazuar Antonio Konte në konferencën për shtyp përpara Beneventos. Trajneri i Interit ka prezantuar dje ndeshjen kundër skuadrës së stërvitur nga Filipo Inzagi. “Presim një sfidë të ndërlikuar në të gjitha pikëpamjet”, ka shpjeguar.
internazionale_cinemaApp
Benevento ashtu si Interi vjen nga një fitore me përmbysje. Çfarë ndeshjeje prisni, cilat janë të fshehtat?
Nuk do të jetë e lehtë, edhe pse Benevento vitin e kaluar fitoi kampionatin e Serisë B shumë ndeshje përpara përfundimit. Ka një trajner që e njoh shumë mirë, ka qenë shoku im i skuadrës. E di se çfarë mund të bëjë nga pikëpamja e karakterit.

Është folur shumë për skuadrën e Interit. Ndieni se keni në duar mjetin e duhur?
Krahasuar me vitin e kaluar janë larguar disa lojtarë, kanë ardhur të tjerë dhe disa janë rikthyer nga huazimet. Në nivel numerik, mbi të gjitha në mesfushë, duke konsideruar edhe dëmtimet e shumta që kanë privuar shumë lojtarë, i referohem Sensit dhe të tjerëve si Barela apo Galjardini, sot jemi më të mbrojtur dhe kjo mendoj se është e rëndësishme edhe pse në momentin kur kalohet një sezon anormal si ky dhe vijmë nga një periudhë ku kemi luajtur shumë ndeshje, uroj që t’i kem të gjithë në dispozicion. Tani i kam të gjithë, nuk kemi dëmtime. Uroj të mund të vazhdoj kështu dhe të kem më shumë fat.

Çfarë mendimi keni për 5 zëvendësimet?
Thuhet që favorizojnë të mëdhatë. Ndershmërisht nuk dua të hyj në këtë polemikë. Ekziston një rregullore dhe ne duhet të përshtatemi, ashtu siç bëmë në periudhën postkarantinës.
naingolan
Naingolan pret që të qëndrojë?
Siç thashë, kësaj pyetjeje duhet t’i përgjigjen drejtuesit. Nuk më duket korrekte të flas për individë.

Mungesa e ekuilibrit me Fiorentinën u detyrohet mungesave? Si mendoni ta zgjidhni?
Mua ndeshja me Fiorentinën më pëlqeu shumë. E shijova sepse më pëlqeu në të gjitha pikëpamjet, mbi të gjitha atë sulmues, sepse krijuam shumë raste. Në këtë fundjavë pati skuadra që sulmojnë me shumë lojtarë, si Siti apo Bajerni, kanë humbur 5-2 dhe 4-1: është e pashmangshme që nëse luan një futboll sulmues, rrezikon diçka më shumë. Duhet të jemi të zotë të vazhdojmë të sillemi ashtu si deri tani sepse futbollistët argëtohen. Njëkohësisht duhet të përmirësohemi në aspektin e ekuilibrit.
conte-e-inzaghi-1200x675
Është sfida e parë mes jush dhe Inzagit? Çfarë efekti ju krijon? E prisnit që të bënte trajnerin?
Kemi luajtur së bashku si te Juventusi po ashtu edhe në kombëtare. Kemi ndarë për vite emocionet. E njoh mirë dhe ai mua. Është pasional, e jeton futbollin si unë.

Related posts

PUSHIME NË AFRIKË/ Wanda Nara nxjerr të pasmet dhe provokon sërish fansat me pozat nga xhakuzi (FOTO)

Delo.autor

Shqipëri-Norvegji, në Itali i intereson dueli brenda ekipit tonë

Sadik.Autor

Qetësohuni interista, Nagatomo kthehet prapë!

Q.Autor

Leave a Comment