Futboll La Liga

Magjia e Messi-t ringjall Barcelonën në fund

Teksa dukej sikur Barcelona më në fund do të valëviste flamurin e bardhë për disfatën e parë në La Liga, dy gola brenda minutës të Suarez dhe Messi kanë ringjallur katalanasit në fund të takimit duke ruajtur ecurinë pa humbje në kampionatin spanjoll pas barazimit 2-2 ndaj Sevilla-s.

 Suarez shpërdoron një mundësi të mirë në minutat e para, disa minuta pas tij edhe Muriel. Ndeshja është e hapur dhe mungesa e Messi-t ka bërë që Sevilla të ketë besim te një rezultat pozitiv këtë ndeshje. Dhe në minutën e 36’ Franco Vasquez zhbllokon rezultatin pas një goditjeje brenda zonës që mposht portierin ter Stegen. Mbrojtja e Barcelona-s mund të kishte bërë më shumë. Pas pushimit Luis Muriel dyfishon rezultatin dhe përsëri bën të duket keq mbrojtjen katalanase.

Valverde ndërhyn menjëherë dhe fut në fushë Lionel Messin. Ndeshja ndryshon dhe Barça krijon më shumë duke rrezikuar portën kundërshtare në disa raste dhe Suarez ngushton diferencën në minutën e 88’ pasi priste si grabitqar në shtyllën e dytë. Barça nuk harxhon kohë fare dhe as 60 sekonda më pas Leo Messi barazon rezultatin dhe i jep Barazimin katalanasve. Barcelona fiton një pikë të rëndësishme dhe ruan pathyeshmërinë.

https://streamable.com/jdzrr

Related posts

BEFASON GUARDIOLA: Shumë persona përdorin forcën tonë ekonomike për të…

Isa.Autor

Po shkëlqen në KROACI/ Kastrati: NUK dua KOSOVËN dhe SHQIPËRINË sepse…

Isa.Autor

Martinez prezantohet me gol, Interi e nis sezonin… me “tris” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment