Futboll Sport

“JEMI NË NJË SITUATË TË JASHTËZAKONSHME”/ Trajneri i Bjellorusisë për sfidën ndaj Kombëtares: E dimë si do luajnë

Shqipëria luan ditën e nesërme ndaj Bjellorusisë në Minsk, një ndeshjet që pritet e luftuar nga të dyja skuadrat. Atmosfera në Bjellorusi nuk është shumë e mirë, kjo për shkak të protestave që kanë shpërthyer në këtë shtet. Këtë e pranon edhe trajneri Mikhail Markhel, i cili shprehet se është një situatë e jashtëzakonshme, por ata janë përpjekur ta përgatisin ndeshjen në mënyrën e duhur për Shqipërinë, duke shtuar se i kanë studiuar shumë mirë kuqezinjtë.

“Të gjithë ata që janë thirrur në ekipin kombëtar, po përgatiten për lojën si zakonisht. Situata është me të vërtetë e jashtëzakonshme, por ne duhet të përshtatemi me këtë. Ne bëjmë aq sa kemi mundësi të bëjmë, duke u përshtatur me ato që ka rekomanduar UEFA. Mendoj se shëndeti vjen para së gjithash, por do të mundohemi të përshtatemi me rrethanat e krijuara.

E kam thënë edhe më parë, nuk ka rëndësi çfarë kundërshtar kemi përballë, nuk ka më ndeshje miqësore, për më tepër Liga e Kombeve mund të na shtyjë drejt një turneu madhor. Për këtë arsye ne i cilësojmë ndeshjet e këtij kompeticioni si zyrtare dhe përgatitemi njësoj për to. Punën e kemi nisur duke studiuar kundërshtarin. Kemi një ide të ndeshjeve të fundit që Shqipëria ka luajtur. Ne morëm për bazë te kundërshtari ndeshjet e fundit që kanë luajtur.

Kuqezinjtë kanë pasur një mënyrë të njëjtë të të luajturit në ndeshjet e fundit dhe mendoj se të njëjtën gjë do të bëjnë edhe ndaj nesh. Kishte material dhe kohë të mjaftueshme për të studiuar kundërshtarin, në bazë të të cilit ndërtuam strategjinë dhe taktikën tonë.”, u shpreh trajneri i Bjellorusisë.

Related posts

VLLAZNIA NË KRIZË REZULTATESH/ Tensionet brenda grupit, ja prapaskenat te klubi shkodran

Delo.autor

PROBLEME ME FORMACIONIN/ Tuchel bën gati ofertat për mesfushorët e Interit dhe të Barcelonës

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ja kush do e drejtojë ekipin e “Bardhebluve” ndaj Partizanit

Delo.autor

Leave a Comment