Futboll Seria A Sport

JUVENTUS NË KRIZË/ Kampionët e Italisë e mbyllin me humbje të mëdha sezonin e fundit

Te Juventusi duket se ka kapluar një krizë e madhe financiare, kjo për shkak të disa faktorëve.

Pasi e mbylli sezonin 2018-2019 me një deficit prej 40 milionë eurosh, për sezonin e fundit humbjet te Juventusi do të jenë më të mëdha. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ndonëse nuk është  zyrtare, humbjet për sezonin 2019-2020 do të jenë -69 milionë euro.

Në këtë ndikojnë disa faktorë, siç janë blerjet e verës së kaluar, humbja e të ardhurave, por edhe pandemia e Koronavirusit. Viti financiar 2019-20 do të miratohet nga bordi i Juventusit në 18 shtator, ku do të jepen edhe shifrat zyrtare për këtë klub.

Related posts

PAMJET/ Agueros i ndodh e papritura drejt udhëtimit në Katar, tifozët brazilianë e “bezdisin” në avion me…

F.autor

Ish-lojtari i Interit i thur “elozhe” Ronaldos: Të gjithë stadiumet do jenë të mbushur

Isa.Autor

CADIZ-BARCELONA/ “Katalanasit” rihapin sfidën falë autoglit, Negredo mposht portierin Ter Stegen (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment