Futboll Sport

Vora fiton ndaj Elbasanin dhe ngre trofeun e Kategorisë së Dytë

Vora nuk e ka diskutuar në asnjë minutë finalen e Kategorisë së Dytë kundër Elbasanit. Vorakët e drejtuar nga Cani arritën që të triumfojnë me rezultatin 2-5  në këtë përballje duke marrë dhe trofeun e dytë në historinë e klubit të tyre që është vetëm 7-vjeç.

Në minutën e 9 një kombinim perfekt mes Muçollarit dhe Sejdinit solli dhe golin hapës në këtë sfidë. Eksperienca e Muçollarit tregoi qartë se kjo sfidë do të kalonte në krahun e Vorës. Nuk vonoi dhe shumë, teksa me kalimin e minutave, pothuajse një aksion i ngjashëm si në golin e parë, solli edhe të dytin, me autor Sejdinin, i cili mposhti për të dytën herë Kotorrin. Verdheblutë nuk treguan ndonjë nivel në këtë takim, duke treguar se Vora e meritonte rezultatin e arritur në 45 minutat e para.

Nisja e pjesës së dytë solli dhe golin e tretë për Vorën. Ferraj në minutën e 52 me një gjuajtje nga distanca bëri që verdheblutë të dorëzoheshin. Megjithatë, në minutën e 61 Kotorri shënoi me anë të një penalltie, megjithatë, forca e sulmit të skuadrës së tij nuk mund të shqetësonte portën e mbrojtur nga Sula.

Vora sërish nuk u dorëzua, kërkoi me ngulm golin dhe arriti që të gjejë kuadratin me Ferrajn në minutën e 70, por për kryesorin Sino topi nuk kishte kaluar vijën fatale. Por, Ferraj në minutën e 77 e përsërit diçka të tillë. Një asist nga Isaraj dhe Ferraj çon rezultatin në 1-4 për blutë e Vorës.

Pas golit të katërt, Vora e uli ritmin e lojës, duke i dhënë hapësirë sulmit të Elbasanit që të kërkojë me ngulm një gol që mund të rihapte lojën. Dishani në minutën e 79 ngushtoi diferencën në 2-4, por që deri në përfundim Vora e mbrojti mirë rezultatin duke shënuar dhe golin e pestë me pogradecarin Laçka për të ngritur lartë trofeun e dytë në historinë e tyre pas atij që arritën gjashtë vite më parë në Kategorinë e Tretë.

Elbasani-Vora 2-5
Shënues: 
Kotorri 61’ (p), Dishani 79’ / 9′ 25′ Sejdini, Ferraj 52’, 77’, Laçka 87’

Elbasani: Kotorri, Kasa (Bullari 70’), Dishani, J.Lleshi, Luta, Suvarija, Duka, A.Lleshi, Ukaj (Beqiri 59’), Mici, Hyshmeri (Zhupa 79’). Trajner: E.Merxha

Vora: Sula, Mashi, Gjonaj (Thaçi 61’), Mziu, Isaraj, Sejdini (Laçka 77’), Muçollari, Ferraj, Fuçija, Balliu (Pinari 47’). Trajner: D.Cani

Gjyqtarë: E.Sino, I.Tartari, O.Grabova
Kartonë të verdhë: Muçollari 11’, Fuçija 54’, Isaraj 59’

 

Related posts

Barcelona me mision të veçantë në Paris, kërkon zëvendësusesin e Iniestës

Isa.Autor

MBYLL AVENTURËN E TIJ TEK INTER/ Mbrojtësi Hakimi transferohet tek PSG, ja detajet e operacionit…

Delo.autor

Modelja që luan futboll akuzon Sampaolin: Me Ikardin në fushë, do të fitonim

Sadik.Autor

Leave a Comment