Futboll Seria A Sport

“KAM SHKUAR NË NJË MOMENT…”/ Immobile zgjedh fituesin e “Topit të Artë” dhe zbulon arsyen pse dështoi me Klopp

Këpuca e Artë 2019-20.

Ciro Immobile po shijon skeptrin e  golashënuesit më të mirë të Europës. Sulmuesi i lazio-s  vjen nga një sezon i jashtëzakonshëm dhe ka folur për stilin e tij të lojës, modelin dhe eksperiencën zhgënjyese nën drejtimin e Klopp në një intervistë të gjatë të dhënë për Bild.

“Fitorja e Këpucës së Artë më bën të ndihem shumë krenar. Lewandowski ka qenë gjithmonë një model për të, Nëse do të mund të votoja për Topin e Artë, do të votoja për të”, ka thënë Immobile.

“Besoj se bëhet fjalë për numrin 9 më të mirë në botë. Të jesh në një listë me Suarez, Benzema dhe Lewa-n, dhe të shënosh më shumë se ata, është e  pabesueshme për mua”.

Në lidhje me periudhën zhgënjyese të kaluar me Dortmund-in: “Kam shkuar në një moment, ndoshta, ‘të sikletshëm’. Borussia dhe Klopp kanë qenë kampionë në 2011-ën dhe 2012-ën dhe më pas dy herë të dytët”.

“Ndoshta kur kam shkuar unë kishte përfunduar një epokë. Të rinjtë e huaj nuk pranohen menjëherë. Vështirësitë e mia me Klopp? Nuk besoj se varej nga cilësitë e mia dhe nuk mendoj se Klopp nuk shihte asgjë tek unë”.

“Mendoj se në një fazë të vështirë si ajo, ai ka zgjedhur t’u besojë lojtarëve që njihte më mirë. kam qenë më fat që kam luajtur nën drejtimin e Klopp”.

Related posts

Ferdinand me kritika të ashpra: Unitedi nuk bëri asgjë për ta fituar Champions-in

Q.Autor

GOLI SPEKTAKOLAR/ Shikoni “PERLËN” nga 30 metra që “tronditi portën” (VIDEO)

Isa.Autor

LOJTARI MË I MIRË NË BOTË/ Kjo video që vërteton se MESSI është JASHTËTOKSOR

Isa.Autor

Leave a Comment