Bundesliga Futboll Sport

PRAPASKENA/ Nuk ka më hapësira, Bayern në aksion për sulmuesin e Chelsea…

Bayern Munchen fitoi gjithçka në sezonin që lamë pas. Gjermanët kanë humbur disa futbollistë interesantë, pasi Coutinho dhe Perisic u larguan pas huazimeve të tyre nga Barcelona dhe Inter.

Trajneri Hansi Flick ka hedhur sytë drejt Anglisë. Ai po mendon që të rrëmbejë sulmuesin e Chelseas, Callum Hudson-Odoi. Ky i fundit pritet të largohet në huazim, pasi nuk ka më vend në skuadrën e trajnerit Frank Lampard.

Numri një i stolit i ka kërkuar që të largohet në huazim. 19-vjeçari ka zgjuar interesin e Bayernit dhe lëvizja mund të mbyllet shumë shpejt ndërmjet palëve. I riu mund të përshtatet mirë në Bundesliga dhe të ketë më shumë mundësi për të luajtur. Futbollisti i Anglisë do të grumbullohet dhe për Euro2021.

Related posts

Goditi tifozët e Kristal Palasit me shishe, Murinjo kërkon falje

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Inter-Parma. Rezultati 2-2

Delo.autor

DEL KUNDËR SUPER LEAGUE/ Boris Johnson: Ja çfarë do të bëjmë për ta ndalur

Delo.autor

Leave a Comment