Futboll Sport

KËRKOHET NGA KLUBE TË MËDHA EUROPIANE/ Mbrojtësi francez tregon të ardhmen e tij…

Mançester Junajtid, Real Madrid, Barcelona, Bajern Munih janë klubet që kryesojnë garën për të nënshkruar me qendërmbrojtësin 21-vjeçar të Lajpcig, Upamekano.

Interesin më të lartë për të e ka treguar Mançesteri, cili pa bërë akoma 1 vit nga blerja e një mbrojtësi më e shtrenjtë në historinë e futbollit, dëshiron të nisë një sulm tjetër për francezin e ri. Teksa merkatos po i vjen fundi Junajtid dëshiron të bëjë të pamundurën por këtë herë është vetë qendërmbrojtësi që ka menduar t’ua shuajë shpresat djajve.

“Siç  e kam thënë edhe më parë, jam i fokusuar tek Lajpcig dhe do vazhdoj të luaj këtu. Në futboll kur nuk i dihet çfarë ndodh, por momentalisht do të luaj këtu ku jam.” tha qendërmbrojtësi 21-vjeçar. Së fundmi Upamekano është thirrur dhe nga Kombëtarja franceze, teksa zuri vendin e Lenglet në formacion.

Related posts

TJETËR PARAQITJE MADHËSHTORE E MILANIT/ Pioli: Sezoni ynë nisi në janar, Ibrën nuk e paguaj unë…

Delo.autor

CRYSTAL PALACE – CHELSEA/ “Blutë e Londrës” do të tentojë të vazhdojë me fitore (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Finalja e Superkupës së Spanjës, vendimi i ri befason iberikët

Isa.Autor

Leave a Comment