Futboll Sport

RAPORTI I TRANSFERIMEVE PËR VITIN 2021/ Anglia “mbretëresha”, Shqipëria bëri 290 lëvizje

Italia është në krizë, por ndoshta jo edhe aq. Në vitin 2021, skuadrat italiane shpenzuan 668 milionë dollarë në merkato. Pak? Shumë? Për ta kuptuar, vetëm Anglia ka shpenzuar më shumë në botë, 1 miliardë e 386 milionë dollarë, dyfishin.

Premier Liga vlen gati 5 miliardë euro dhe është e paarritshme për rivalët. Pastaj renditen Franca (512 milionë), Gjermania (452) dhe Spanja (348 milionë).

Të dhënat janë zyrtare të raportit të FIFA-s “Global Transfer Report 2021”, një përmbledhje deri në detajet më të vogla të transferimeve ndërkombëtare të vitit që lamë pas.

PA KONTRATË – Sistemi ndërkombëtar “paralajmëron” krizën prej pandemisë. Ndërsa transferimet shtohen në totalin global 18.068 në 2021 ndaj 17.190 në vitin 2020 (+5,1%), shpenzimet bien: 4.86 miliardë dollarë nga 5.6 në 2020 (-13,6%) dhe 7.4 në 2019 (-33,8%). COVID-i po ndryshon futbollin dhe jo vetëm. Vetëm 11,4% janë transferime, 13.1% janë huazime dhe 8.7% rikthim nga huazimet. Gati 67% e transferimeve përfshijnë lojtarë pa kontratë.

SHITJET – Transferime me vlerë mbi 10 milionë dollarë ka pasur vetëm 119 në të gjithë botën. Ato me vlerë nën 500 mijë dollarë janë 1.316 (59%).

Në këtë klasifikim kanë dalë edhe shitësit më të zotë, me Interin që ka bërë goditjen e parë dhe të tretë të vitit: Lukaku (te Çelsi) dhe Hakimi (te PSG-ja). Në vend të dytë transferimi i Sanços te Junajtidi nga Dortmundi.

FIFA nuk i bëri publike shifrat e transferimeve, por podi vijon me Varan (4°, RealJunajtid), Abraham (5°, Çelsi-Roma), Konate (6°, Lajpcig-Liverpul), Odegard (7°, Real-Arsenal), Dialo (8°, Atalanta-Junajtid), Kamavinga (9°, Ren-Real) dhe Gil (10°, Sevija-Totenhem).

JUNAJTID, I PARI – Klubi që ka shpenzuar më shumë gjatë vitit 2021 është Mançester Junajtid (rreth 172 milionë paund). “Djajtë e kuq” lënë pas Çelsin, Lajpcigun, Romën, Arsenalin, Totenhemin, PSG-në, Mançester Sitin, Leverkusenin dhe Milanin.

BRAZILIANËT – Janë lojtarët që vijnë nga Brazili më të marketuarit në botë: 1.749 transferime në 2021- shin. Ndjekin argjentinasit (896), britanikët (837), francezët (772) dhe kolumbianët (653). Lëvizin shumë në merkato edhe nigerianët, spanjollët, ganezët, serbët dhe holandezët.

Futbolli profesionist shqiptar ka bërë 172 blerje dhe 118 shitje gjatë vitit 2021 ku janë përfshirë 23 klube në total, por në raportin për vendin tonë mungojnë sigurisht detajet financiare.

Related posts

Lazio gjen zëvendësuesin e Milinkovic-Savic tek Arsenal

Sadik.Autor

SHQIPËRIA gjen sërish fitoren dhe HYSAJN, mbrojtësi bën apel: Të vazhdojmë me këtë modul loje

Isa.Autor

FENOMENAL/ Futbollisti SHQIPTAR futet në histori, thyen rekordin e vjetër në futbollin gjerman (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment