Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORCIME NË PRAPAVIJË/ 2 metra i gjatë, Milan piketon qendërmbrojtësin 22-vjeçar…

Kristoffer Vassbakk Ajer, mbrojtësi norvegjez i Celtic, është me sytë nga Milano. 22-vjeçari i gjatë 198 centimetra, që luan në qendër të prapavijës, ka qenë afër kalimit te “Djalli” edhe në të kaluarën. Drejtuesit e Milanit e kanë pëlqyer pre një kohe, por vetëm tani është kthyer në opsion të vërtetë të Maldini dhe Massara. Arsyeja është e thjeshtë; Stefano Pioli gjithashtu e shpjegoi para se të përballej me Shamrock në raundin kualifikues të “Europa League”. Ekipi është i pambuluar në mbrojtje.

Dhe ja përse: Romagnoli dhe Musacchio janë ende në “infermieri”, Duarte është kthyer nga një sezon i shoqëruar nga dëmtime të shumta. Kështu, vetëm Kjaer dhe i riu Gabbia janë me të vërtetë të aftë për të luajtur në atë rol momentalisht. Me grupet e “Europa League” që do të synohen patjetër dhe tri javët e para të kampionatit, është e kuptueshme pse trajneri Pioli do të dëshironte një përforcim sa më shpejt të ishte e mundur. Përveç kësaj, edhe për pjesën tjetër të sezonit, skepticizmi për rikuperimin e Musacchio, Duarte dhe rritjen e Gabbia është i ligjshëm, çka e shqetëson shumë mjedisin kuqezi.

Related posts

Klubet më të vlefshme sipas Forbes: Ja kush renditet i pari me vlerë 4.12 miliardë

Sadik.Autor

Tifozi i zhveshur bëhet protagonist duke ndërprerë takimin në kampionatin çek

Sadik.Autor

SHQIPËRI-POLONI/ Igli Tare për mediat polake: Shpresoj se Kombëtarja do të fitojë

Delo.autor

Leave a Comment