Futboll Shqipëri Sport

KOMBËTARJA U-21/ Shpresat përmbysje ME EMOCIONE ndaj Andorrës, Shqipëria e 3-ta në grup

Kombëtarja Shpresa ka triumfuar me përmbysje me rezultatin 3-1 ndaj Andorrës në sfidën e vlefshme për eliminatoret e grupit të tretë në Euro 2021.

Skuadra iberike kaloi e para në avantazh në minutën e 2-të, falë një penalltie të fituar në sekondën 50.

Pavarësisht tentativave, kuqezinjtë nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës në fragmentin e parë të lojës, teksa duhet të prisnin pjesën e dytë, për të realizuar fitoren e karakterit.

Ishte mbrojtësi Adolf Selmani ai që i hapi rrugën përmbysjes në minutën e 62-të, falë një goditje të saktë me kokë. Për të kaluar në avantazh Shqipërinë U-21 mendoi Xhakomo Vrioni, i cili realizoi me kokë në minutën e 85-të. Kapakun këtij triumfi ja vendosi sulmuesi Bullari, edhe ky i hedhur nga stoli, duke shënuar golin e tretë në sekondat e fundit.

Related posts

INTERVISTA EKSKLUZIVE/ Kashami: “Ky është Botërori i SURPRIZAVE, dënimi i Skënderbeut ishte…”

Isa.Autor

RONALDO I RI/ Guardiola “i fiksuar” pas talentit të Wolvesit, e do që në janar

Isa.Autor

MIQËSORJA “VËLLAZËRORE”/ Kosova grumbullohet në Durrës, sa shumë mungesa tek “dardanët”

Delo.autor

Leave a Comment