Futboll La Liga Sport

KUJTON KOHËT KUR NISI LUFTA CIVILE NË KROACI/ Drama e Modric: Kisha frikë për jetën, flija me topin!

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, kujton kohët kur nisi lufta civile në Kroaci për pavarësi dhe gjithçka ishte e vështirë për të, pasi luante futboll dhe në moment ndizeshin alarmet e luftimeve.

“Topi ishte me mua gjithë kohën. Kur shkoja për të fjetur e mbaja gjithmonë me vete dhe luaja me shokët e mi, me të gjithë. Isha organizatori i ndeshjeve. Për mua ishte gjithçka të luaja futboll.

“Kur jetuam në hotel Kolovare, pasi u larguam nga Zadari, luaja futboll. Thyeja shumë dritare të hotelit dhe xhama makinash. Të gjithë ishin të nervozuar me mua. Babai im duhej t’i paguante, ishin shumë të shtrenjtë. Mbaj mend sa frikë kishim. Ne luanim futboll dhe alarmet ndizeshin, ishte shumë normale”, – tha Modric.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Presidenti i Napolit gati 60 milion euro për yllin “Zikaltër”…

Delo.autor

GAFË NË CHAMPIONS/ Autogol idiot i Martial, PSG barazon pas krosimit të Neymar (VIDEO)

Delo.autor

FLORJANA ISMAILI U MBYT NË LIQENIN E COMOS/ Shaqiri reagon: Jam thellësisht i tronditur… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment