Futboll Seria A Sport

AKORDI JUVENTUS-DYBALA/ Rinovimi në ngërç, menaxheri ikën duarbosh nga Italia

Të gjitha rrugët duken të bllokuara, takimi lihet më 2021. Asgjë për t’u bërë, të paktën tani për tani, për rinovimin e kontratës së Dybala. Pritja është e destinuar të vazhdojë më shumë. Dje, në fakt, Jorge Antùn, përfaqësuesi i “Joya”, u largua nga Torino për t’u kthyer në Argjentinë, pa u takuar me drejtuesit e bardhezinjve. Vetëm kontakte me kreun e zonës së futbollit, Fabio Paratici, por pa takime me shefat vendimmarrës, pavarësisht nga fakti se agjenti kaloi mbi një muaj e gjysmë në Itali, për të kryer negociatat.

Nuk pati asnjë progres drejt asaj zgjatjeje të kontratës deri më 2024, e cila është diskutuar për disa kohë. Kujtojmë se kontrata aktuale i skadon më 2022. Tani, kohët domosdoshmërisht zgjaten dhe horizonti ndoshta ngërthen vitin e ri, gjithashtu për të gjitha pasiguritë në lidhje me pandeminë. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ky ngërç i rrit të panjohurat, sepse gjërat dukeshin drejt një përfundimi pozitiv në një kohë mjaft të shkurtër.

Siç kishte lënë të kuptohet vetë Paratici, jo më larg se të dielën e kaluar: “Ekziston një vullnet i qartë nga ana e Juves dhe lojtarit. Ne po flasim dhe do të vazhdojmë të flasim për të arritur një zgjidhje të lumtur për të gjithë”.  Çështja, nga ana tjetër, është ende e hapur, edhe nëse duket e paimagjinueshme që Juventusi të përballet me sezonin 2021-2022, kur skadon kontrata e Paulo, duke rrezikuar ta humbasë me parametra zero.

Nga një kontratë që pret të rishkruhet te tjera që do të zgjidhet. Eshtë ajo me Maurizio Sarri, e cila skadon më 2021. Palët po negociojnë ndarjen, por akoma kanë mosdakordësi për 2.5 milionë euro, shumë nga e cila ish-trajneri bardhezi nuk ka ndërmend të heqë dorë. Përballja vazhdon, gjithashtu për çështjen e të drejtave të trajnerit për disa vite, duke pritur të thotë lamtumirën përfundimtare…

Related posts

“AI MUND TË BËHET NJË MESFUSHOR I MADH”/ Trajneri i Lyonit zbulon ekipin se ku do luajë ylli…

Delo.autor

BEFASON PËR REAL MADRID/ Ylli refuzon transferimin pas arritjes së marrëveshjes

Delo.autor

Manchester United arrin marrëveshje me PSG-në për Lucas Mouran

Q.Autor

Leave a Comment