Futboll Seria A Sport

“KURORËZON” SHOKUN E RI TË SKUADRËS/ CR7: Është një talent i madh, do të na ndihmojë

Cristiano Ronaldo i ka bërë komplimentet Dejan Kulusevski-t, kundërshtari i tij në ndeshjen e së martës mes Portugalisë dhe Suedisë, por shok skuadre tek Juventus.

Ylli portugez ka kurorëzuar ish-lojtarin e Parma-s në një intervistë të dhënë për TV4.

“Më pëlqen, ka një potencial të madh dhe është një lojtar shumë i mirë”, ka thënë Cristiano Ronaldo në lidhje me suedezin e ri që të martën ka debutuar si titullar me Suedinë.

“Shpresojmë të luajmë bashkë dhe të bëjmë shumë gola”, ka përfunduar portugez.

Pas fjalëve të ëmbla të Cristiano Ronaldo-s ka ardhur edhe reagimi i vetë Kulusevski-t:

“Fantastike, janë këto gjërat që të shtyjnë të punosh akoma më shumë. Ai është lojtar i nivelit botëror me të cilin do të donin të gjithë të luanin, një shembull për t’u ndjekur”.

“Është një fat që do të luaj me të, do të mësoj gjithçka nga Cristiano. Është një djalë i sjellshëm dhe gjithmonë gati për të të ndihmuar”.

Related posts

DËSHIRON YLLIN E ARSENALIT/ Klubi turk Basaksehir do të bëjë çmos për ta transferuar Ozilin

Isa.Autor

Benfica konkretizon interesimin për Bruno Peres, takim me krerët e Romës

Q.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Inter-Parma. Rezultati 2-2

Delo.autor

Leave a Comment