Futboll Seria A Sport

KUSHTOI 18 MILIONË EURO/ Vedat Muriqi, bomberi i tretë më i shtrenjtë në historinë e Lazios

Klubi i Lacios dje ka depozituar në Ligë kontratën e firmosur me Vedat Muriqin, në të cilën bëhen të ditura edhe detajet ekonomike. Bomberi i Kombëtares së Kosovës kushtoi 18 milionë euro (plus 2 milionë bonus), ndërsa futbollisti do të përfitojë 2.2 milionë euro neto si rrogë, deri më 30 qershor 2025.

26-vjeçari për më shumë shndërrohet në sulmuesin e tretë më të shtrenjtë të historisë së Lacios, pas Krespos dhe Vierit të paguar respektivisht 56.8 dhe 28.4 milionë euro. Ndërkohë, vetë Muriqi ka dashur të përshëndesë ata që punuan për transferimin e tij.

“Një falënderim për avokatin Sevimbash dhe menaxherin tim Xhanatar, por edhe për mediatorët Shkumbin Qormemeti e Velerio Xhufrida që menaxhuan bisedimet me Lacion. Në të njëjtën kohë falënderoj Fenerbahçen, pasi dashuria që drejtuesit dhe tifozët e tij më dhuruan do të jenë forca ime më e madhe në këtë aventurë të re me Lacion”, postonte Vedat Muriqi.

Related posts

Ish-futbollisti i Realit: Messi i pandalshëm, është nga një botë tjetër

Delo.autor

Mbyllet Kampionati Kombëtar i Bodybuilding, mësohet fituesi

Isa.Autor

NUK BINDI/ POGBA dëbohet nga Gjermania, ishte mbi peshë

Isa.Autor

Leave a Comment