Futboll Sport

SFIDA NDAJ WOLFSBURG NË EUROPA LEAGUE/ Dalin përgjigjet e tamponëve tek Kukësi, ja rezultatet e testeve

Te Kukësi kanë marrë një çlirim të madh ditën e sotme, teksa pas tamponëve të kryera ditën e djeshme, të gjithë në ekip kanë rezultuar negativë.

Kjo është komunikuar nga vetë klubi verilindor në faqen zyrtare, ku njofton se të gjithë fatmirësisht janë negativë dhe janë gati për ndeshjen e nesërme. Kukësi do të kërkojë surprizën ndaj Volfsburgut në “Air Albania” ditën e nesërme, ku do të luajnë për raundin e dytë kualifikues në Ligën e Europës.

Njoftimi i kubit:

“FATMIRËSISHT, të gjithë̈ kanë rezultuar NEGATIV! Ekipi, stafi teknik, stafi organizativ dhe ndihmësit e kësaj ndeshjeje, kanë rezultuar negativ në test! Skuadra do të zhvillojë sot stërvitjen e fundit para ndeshjes dhe konferencën e shtypit!

Ndeshja ndaj Volfsburg do të zhvillohet të enjten në “Air Albania Stadium”, nga ora 20:00.”

Related posts

“EURO 2020″/ Ukraina mposht me përmbysje Suedinë dhe gjen Anglinë në çerekfinale

Delo.autor

KËRKOHET NGA KLUBET E MËDHA EUROPIANE/ Talenti holandez zgjedh skuadrën e tij të re, ja ku dëshiron të luajë

Delo.autor

E HABITSHME/ Kush shpallet lojtar i turneut, nuk e fiton edhe “Topin e Artë”

Isa.Autor

Leave a Comment