Futboll Sport

LAÇI GATI PËR TË BËRË HISTORINË NË EUROPA LEAGUE/ Ja futbollistë që do të jenë në dispozicion të Cungut për sfidën ndaj Hapoel

Laçi është gati për të bërë historinë në Ligën e Europës. Skuadra e Armando Cungut ka mundur të kalojë tri herë turin e parë në këtë kompeticion, ndërsa të enjten në orën 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena” ka shansin të kalojë me sukses edhe raundin e dytë pas përballjes që do të ketë ndaj Hapoel Ber Shevës.

Janë vetëm 90 minuta, që nëse do të jetë e nevojshme, do të ketë edhe kohë shtesë apo penallti për të përcaktuar ekipin që do të shkojë më tej. Mungesë e sigurt në këtë takim për kurbinasit është mesfushori brazilian, Lukas Ramos, i cili është i pezulluar për këtë takim pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e turit të parë ndaj Keshlës në Azerbajxhan. Megjithatë, lajm i mirë për trajnerin Cungu është rikthimi i mesfushorit Julian Shehu, i cili nuk luajti ndaj Keshlës për shkak dëmtimi. Shehu luan pikërisht në pozicionin e brazilianit Ramos.

KUNDËRSHTARI – Në Izrael situata është alarmante sa i përket infektimit të personave me “COVID-19”, teksa autoritetet po mendojnë sërish mbylljen e futbollit. Izolimi ka nisur, ndërsa Hapoel Ber Shevës i duhet të udhëtojë drejt Shqipërisë për t’u përballur me Laçin. Sipas mediave izraelite, ana psikologjike te Hapoeli nuk është aspak e mirë.

LISTA E LAÇIT

PORTIERË

Alen Sherri

Edmir Sali

MBROJTËS

Aleksandar Ignjatoviç

Albion Marku

Renato Malota

Adolf Selmani

Dorian Kërçiku

Rudolf Turkaj

Endrit Marku

MESFUSHORË

Regi Lushkja

Juljan Shehu

Ardit Deliu

Donald Rapo

Klejdi Rapo

Teldiano Teko

Mentor Mazrekaj

SULMUES

Kirian Nuabueze

Redon Xhixha

Van Dejv Harmon

Fatmir Prengaj

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Konspiracion mes klubesh në Londër, Chelsea synon trajnerin Pochettino

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Vettel merr ofertën surprizë nga një makinë e dorës së dytë

Delo.autor

Chelsea, Conte ankohet: Jam viktimë e suksesit tim

Q.Autor

Leave a Comment