Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Kukësi-Wolfsburg. Rezultati 0-4

Edhe pse në letër duket një mision i pamundur, Kukësi do të provojë të japë maksimumin në sfidën e sotme ndaj skuadrës gjermane të Volfsburg, që do të startojë në orën 20:00, në “Air Albania”.

Trajneri Skënder Gega, i ka besuar nga minuta e parë portierit Elezaj, duke ulur në stol Xhikën. Ndërkohë për sa i përket pjesës tjetër vlen të theksohet fakti se titullar do të jetë edhe Rroca, i cili ishte në dyshim për shkak të një dëmtimi.

Me skemën 4-5-1 dhe një mesfushë të ngjeshur, Kukësi do të mundohet të mos lërë hapësira për gjermanët dhe të godasë këta të fundit përmes kundërsulmeve.

 

LIVE| KUKËSI – VOLFSBURG 0-4

Uegorst 20′, 74′, Lakuah 32′, Mehmedi 89′

KOMENTI LIVE:

89’ GOL 4-0 Volfsburgu. Gjermanët gjejnë sërish golin, teksa Mehmedi pas një pasimi perfekt të marrë nga Shlager nuk e ka të vështirë të mposhtë portierin Elezaj, për të shënuar të 4-tin për gjermanët.

85’ Probleme për Maliqin, pas një dueli me Otavion pranë zonës së Kukësit, ku mbrojtësi i verilindorëve doli fitimtar.

74’ GOL 3-0 Volfsburg. Shënon sërish Veighorst, pas një gabimi nga Horiç në mesin e fushës, nga ku përfitojnë gjermanët që nisën në sulm dhe e dërgojnë topin në rrjetë për të trefishuar rezultatin.

71’ Rrezikon Kukësi dhe i afrohet golit. Kuper pason për Gavazjan në të djathtë, ky i fundit kroson rrezikshëm në zonë, por aty nuk ndodhet askush për të dërguar topin në rrjetë.

69’ Gega provon gjithçka për gjithçka dhe kërkon me çdo kusht golin. Largon nga fusha e lojës mesfushorin Rroca, për të futur në fushë Kuperin.

67’ Zëvendësim te Volfsburgu. Largohet nga fusha e lojës Klaus dhe vendin e tij e merr Rusilon.

64’ Lëvizje e zgjuar e Gashit në të majtë, pason te Limaj, ky i fundit tenton të japë një top te shokët e skuadrës, por ndërhyn në mënyrë të parregullt Mehmedi dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Goditje dënim për Kukësin pranë zonës. Gjuan Limaj nga goditja e dënimit, por topi ndalet nga muri mbrojtës.

62’ Pretendojnë për penallti miqtë. Otavio tenton të krosojë, por topi ndalet nga Telushi, me gjermanët që kërkojnë prekje me dorë të mesfushorit

59’ Tjetër zëvendësim te Kukësi, largohet Musolli për t’i lënë vendin Zenel Gavazajt.

57’ Lëvizje e bukur e Rrocës në mesfushë, i cili driblon kundërshtarët, pason te Gashi, me këtë të fundit që lëshon një gjuajtje nga e majta, por topi ndalet në tranversë. Mundësi e shkëlqyer për verilindorët.

54’ Ndëshkohet me karton të verdhë Horiç, për prekje të topit me dorë në mesin e fushës.

48’ Pranë golit të 3-të Volfsburgu me Veighorst, i cili gjuan bukur nga e djathta, por Elezaj pret me këmbë, duke shmangur golin e radhës.

46’ Zëvendësim te Kukësi, Gega largon nga fusha e lojës Mustën, për të inkuadruar Albin Gashin.

Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

46’ Portieri Kastels rrezikon me një top të mbajtur gjatë, bën presion menjëherë Musta, por portieri shmang bukur lojtarin verilindor.

45’ Akordohen 3 minuta shtesë.

44’ Gjuan fort Mehmedi, por topi shkon jashtë kuadratit të mbrojtur nga Elezaj.

40’ Pretendim për penallti nga Kukësi, me Eze që futet bukur në zonë, por mbrojtësit kundërshtar largojnë, me sulmuesin e verilindorëve që pretendon për penallti, por arbitri akordon goditje nga këndi.

34’ Mundësi shumë e mirë për Kukësin për të ngushtuar diferencat, por Rroca ndalet nga portieri në penalltinë e fituar nga ai vetë.

32’ GOL 2-0 Volfsburg. Shënon Lakuah, pas një pasigurie në dalje të portierit Elezaj, nga një krosim i Arnold.

30’ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Demiri për Kukësin, për ndërhyrje të parregullt në mesin e fushës.

27’ Kartoni i parë i verdhë shkon për Otavin, i cili ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Rrocës.

26’ Tjetër mundësi e mirë për Kukësin, me Rrocën që futet bukur në zonë, por gjuajtja ndalet në momentin e fundit.

25’ Lëviz bukur Maliqi në drejtim të portës kundërshtare, por Mehmedi bën ndërhyrje të gabuar dhe shkakton goditje dënimi. Kroson Rroca, por topi largohet nga kundërshtarët.

20’ GOL 1-0 Volfsburg. Gabim në mbrojtjen e Kukësit, me Obanor që largon, por topi përplaset në trupin e Telushit dhe përfiton Uegorst që shënon dhe i jep avantazhin gjermanëve.

14’ Gjuajtje e fortë nga Arnold, që i afrohet golit, por reagon në mënyrë shumë të bukur Elezaj që largon topin dhe shmang rrezikun për Kukësin.

7’ Gjuan fort Telushi nga goditja e dënimit, por portieri i skuadrës gjermane ndal topin dhe shmang rrezikun.

6’ Mundësi shumë e mirë për Kukësin me Eze, që drejtohet nga porta kundërshtare, niset të gjuajë në momentin e fundit, por ndalet në mënyrë të parregullt nga kundërshtari mbi vijën fatale.

2’ Rreziku i parë për Elezajn, Otavi kalon bukur në krahun e majtë dhe gjuan në drejtim të portës, por ndal gjithçka portieri.

Starton sfida! Verilindorët në kërkim të surprizës.

Related posts

PASOJAT E DERBIT/ Tifozët thyejnë 66 stola në stadiumin e ri ”Air Albania”

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Capello ndez ëndrrat e Juventus-it dhe Inter-it me deklaratat e fundit

Delo.autor

220 MILIONË EURO NË “PJATË”/ Al Hilal gati të bëjë çmenduri për Lionel Messin

F.autor

Leave a Comment