Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Miqësore: Mbyllet ndeshja Barcelona-Nastic. Rezultati 3-1

Barcelona do të luajë ndeshjen e parë në epokën e trajnerit Ronaldo Koeman. Trajneri holandez ka bërë me dije formacionin titullar që do të hedhë në fushë në miqësoren e orës 19:00 kundër Nastic.

Numri një i stolit ka preferuar si titullar Leo Messin, pavarësisht se është kthyer me vonesë në stërvitje. Ka vend në ekipin e tij dhe për Griezmann dhe Dembelen. Coutinho dhe De Jong nuk e nisin në formacion.

Pjanic nuk është grumbulluar, ashtu si sulmuesi Luis Suarez dhe mesfushori Arturo Vidal.  Të dy këta të fundit pritet të largohen nga Camp Nou këtë verë. Barcelona nuk ngjall aspak besim me lojtarët e rinj që ka hedhur Koeman në formacion.

 

LIVE/ Barcelona – Nastic 3-1

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 51/ Barcelona dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Philippe Coutinho me 11-metërsh.

Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 17/ Barcelona dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Antoine Griezmann me 11-metërsh.

MINUTA 7/ Barcelona kalon në avantazh me golin e shënuar nga Ousmane Dembele.

MINUTA 1/ Starton sfida

Related posts

FINALJA EUROPA LEAGUE CHELSEA-ARSENAL/ Presidenti i Juventus udhëton në Baku, ja misioni i tij

Delo.autor

FORMACIONET ZYRTARE/ Luftëtari në fushë për të bërë surprizën në EUROPA LEAGUE

Isa.Autor

NUK NDODHTE QË PREJ VITIT 1957/ Solari regjistron startin më fantastik te Real Madrid

Isa.Autor

Leave a Comment