Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Teuta gjen sulmues, firmos me maqedonasin që shënoi 13 gola në sezonin e fundit

Një ditë intensive kjo e sotmja për Teutën në merkato duke shkuar kështu në 2 numri i futbollistëve të zytarizuar brenda pak orësh.

Pas mbrojtësit Blerim Kotobelli, durrsakët kanë afruar në skuadër sulmuesin 26-vjeçar, Pepi Gorgiev.

Maqedonasi sezonin e kaluar u aktivizua me Sileksin duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë 9 asist. Numra mjaft të mirë këto për një futbollist duke u konsideruar si një afrim me peshë te kampionët e Shqipërisë. Gorgiev luan si sulmues qëndror dhe rrezikshmëria e tij është e lartë, por numrat tregojnë që luan dhe për shokët e skuadrës.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi durrsak nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin, Pepi Gorgiev. Drejtuesit e klubit dhe sulmuesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim dhe lojtari tashmë është pjesë e bluve.

Gorgiev në Durrës vjen nga ekipi i Sileks ku gjatë sezonit të fundit ka shënuar (13) gola dhe ka asistuar (9) herë. Sulmuesi do të bashkohet ditën e sotme me ekipin në stërvitje, ndërsa është përforcimi i 3-të i Teutës në këtë afat kalimtar.

KF Teuta i uron mirëseardhje Pepi Gorgiev, duke i dëshiruar suksese dhe sa më shumë  me fanellën e skuadrës tonë!”, njofton klubi i Teutës në rrjetet sociale.

Related posts

ATLETIKË/ Tjetër paraqitje fantastike nga Luiza Gega, vendi i parë me rekord në eventin e Milanos

F.autor

PERFEKT NDAJ PARMA-S/ Inzaghi gradon Asllanin, por shqetësojnë Brozovic e Lukaku (VIDEO)

F.autor

LËKUNDET SËRISHT POZITA E KOVAÇ/ Tranjeri: Po falim shumë pikë

Isa.Autor

Leave a Comment