Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja West Brom-Chelsea. Rezultati 3-3

Po luhet ndeshja mes Chelsea dhe West Bromwich. Trajneri Frank Lampard ka publikuar formacionin titullar dhe ka disa ndryshime të rëndësishme te titullarët. Ai ka hedhur nga minuta e parë në fushë portierin Caballero, duke ulur Kepan në stol.

Sinjal i qartë se spanjolli nuk do të ketë vend në skuadër pas afrimit të Mendyt. Thiago Silva luan nga minuta e parë dhe çuditërisht do të jetë kapiteni i skuadrës. Numri një i stolit ka hedhur në fushë dy sulmues, pasi Abraham dhe Werner do të luajnë së bashku.

Nuk mungon Havertz nga minuta e parë, ndërsa është ulur në stol Jorginho. Ziyech nuk është grumbulluar, pasi vazhdon të jetë i dëmtuar. Nuk figuron as Ben Chilwell si i grumbulluar në këtë ndeshje.

 

LIVE/ West Brom – Chelsea 3-3

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 90+3/Chelsea barazon shifrat me golin e shënuar nga Tammy Abraham.

MINUTA 70/ Chelsea ngushton shifrat me golin e shënuar nga Callum Hudson-Odoi.

MINUTA 55/ Chelsea ngushton diferencën me golin e shënuar nga Mason Mount.

Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 28/ West Brom thellon shifrat me golin e shënuar nga Kyle Bartley.

MINUTA 25/ West Brom dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Callum Robinson.

MINUTA 4/ West Brom kalon në avantazh me golin e shënuar nga Callum Robinson.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

LIVE/ “Liga e Kampionëve”: Atletico “mbyt” “Zonjën e Vjetër”në pjesë të parë. Çmenduri e Shalkes, përmbys Cityn me 2 penallti

Delo.autor

MILAN VAZHDON I PAMPOSHTUR/ Parma ndal “Kuqezinjtë” dhe ndajnë pikët në “San Siro”

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Mesfushori Mala firmos në Turqi tek Giresunspor, ja detajet e marrëveshjes…

Delo.autor

Leave a Comment