Futboll Premier League Sport

“LIVERPOOL MË PRISHI PUSHIMET NË VITIN 2015”/ Klopp: Isha gati në flakë

Jyrgen Klop ka zbuluar prapaskenat e firmës së tij me Liverpulin në vitin 2015, kur ai ndërpreu pushimet e tij pas karrierës me Dortmundin për të mos e humbur shansin për të drejtuar klubin legjendar të Anglisë. “Reds”-at lëngonin në mesin e klasifikimit gjatë sezonit 2015-’16, pavarësisht se një sezon më parë ishin pranë titullit nën drejtimin e Brendën Roxhersit.
klop
Zgjedhja e parë e pronarëve amerikanë ishte Klop, i cili kishte deklaruar se do të bënte një vit pushim me familjen e tij pasi la Dortmundin, por 53-vjeçari zbulon gjatë një dokumentari në “BBC” se si anglezët e bindën që ai të shkelte premtimin. Gjermani ishte me pushime në Portugali kur menaxheri i tij i telefonoi për t’i komunikuar interesin e Liverpulit: “Ishim me pushime në Lisbonë, kur mora një telefonatë nga agjenti im. Më tha për interesin e Liverpulit. Planet tona në atë moment dukeshin krejtësisht të ndryshme, sepse donim të bënim më shumë pushime. Pastaj i tregova familjes dhe djemtë thanë menjëherë: ‘Po!’ Pashë sytë e Ulës dhe ato po më thoshin menjëherë: ‘Kur’? Kur bën një premtim kaq të madh për të pasur një vit vetëm për veten, siç bëra unë kur lashë Dortmundin dhe pas 4 muajsh vjen me plane të tjera, minimumi duhet të pyesësh. Unë isha gati në flakë nga sekonda e parë, ndërsa atyre (Liverpulit) nuk iu desh të më bindnin”.
170729-151-Hertha_Berlin_Liverpool-e1559296566364
Edhe bosi i Liverpulit, Xhon Henri, ka kujtuar momentin kur ai ia besoi gjigantët e Mersejsajdit teknikut gjerman: “Më kujtohet kur pashë Jyrgenin në Dortmund kur isha ende student i lojës dhe mendoja se ky ishte lloji i futbollit që ne donim të luanim. Ata e quanin futboll ‘heavy metal’. Kur presidenti Majk Gordon më telefonoi një ditë dhe më tha se kemi një shans për të takuar Jyrgenin në Nju Jork, për mua ishte një nga telefonatat më emocionuese të 10 viteve që kemi me klubin”, kujton pronari Henry.

Related posts

FLET PËR LARGIMIN E POGBA NGA “DJAJTË E KUQ”/ Trajneri Solskjaer: Nuk jemi grindur kurrë…

Delo.autor

James dhe Isco: Dueli vazhdon por si…

Sadik.Autor

E FUNDIT/ Tronditet Liverpool, Klopp humbet dhe Mo Salah

Delo.autor

Leave a Comment