Bundesliga Futboll Sport

HYN NË GARËN E MERKATOS SË VERËS/ Bayerni gati 120 milionë euro për sulmuesin…

Ka nisur që tani, por me mbylljen e sezonit dhe hapjen e merkatos së verës, Paulo Dibala me shumë mundësi do të jetë emri më i përfolur në tregun e transferimeve. Pas Manchester City, Real Madrid dhe Liverpool, tashmë është Bayern Munich që hyn bindshëm në garën e fortë për të marrë shërbimet e sulmuest argjentinas. Sipas mediave italiane, klubi bavarez është gati të shpenzojë 120 milion euro për kartonin e futbollistiti.

Një shifër e rëndësishme dhe që pajtohet me atë që pretendon Juventusi. Por “Zonja e Vjetër” nuk do të shpejtohet, aq më tepër kur sheh interesimin e madh të shumë klubeve, që projektojnë një ankand të vërtetë gjatë verës. Për këtë arsye, kampionët italianë do të presin gjatë për të fituar sa më shumë nga shijtja e Dibalës. Largimi nga Torino duket se kërkohet edhe nga vetë sulmuesi, që përveç disa periudhave të shpërndara kohore, asnjëherë nuk u kthye në një titullar i padiskutuar te Juventusi. Akoma më shumë se kaq. Me transferimin e Kristiano Ronaldos, të paktën për sa kohë sulmuesi portugez do të qëndrojë në Serinë A, Paulo Dibala nuk do të ketë asnjë shans për t’u kthyer në protagonist kryesor.

Related posts

TRAGJEDIA E PËRPLASJES SË AVIONIT/ Leisteri vendos të mos UDHËTOI me…

Isa.Autor

BAJRAMI RIKTHEHET NË MODË/ Dy ekipe në Serie A vihen pas fantazistit kuqezi

F.autor

LEONARDO PRANON KRIZËN/ Milan merr vendimin për trajnerin Gattuso (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment