Marko Benconi, një adoleshent 17-vjeçar nga Bergamo, ka kaluar momente shumë të vështira, teksa është infektuar me Koronavirus dhe gjendja e tij ka qenë shumë e rëndë.
Veç Markos, njoh edhe vëllanë e tij dhe më tregoi që është i sëmurë. Ai më tha gjithashtu se mua më shihte si një idhull dhe se minimumi që mund të bëja në këtë moment ishte t’i dhuroja një fanellë të ekipit. Këtë e bëra për t’i treguar se unë jam krah tij për të luftuar kundër Koronavirusit dhe çdo shqetësimi tjetër që ka.
Jam shumë i lumtur që ai u bë mirë. Është vetëm një fëmijë 17 vjeç por është një luftëtar i vërtetë, një hero. Jam i lumtur që mund të përqafojë familjen e tij, shoqërinë e tij dhe që hap pas hapi mund të rikthehet në jetën e përditshme.
Tani, ai është idhulli im! Nuk të ndodh çdo ditë të shohësh një 17-vjeçar që lufton me virusin dhe sëmundjen dhe ia del të fitojë.”