Futboll La Liga Sport

MERKATOJA E “ÇMENDUR”/ Një talent për Real Madrid, oferta vjen nga Mendes

Mbrojtësi i Benfica-s, Ruben Dias, i është ofruar Real Madrdi-it.

Oferta është bërë nga super menaxheri Jorge Mendes, i cili ka qenë shumë afër arritjes së marrëveshjes me Manchester City-n, por gjithçka ka dështuar pas pezullimit të sezonit të kaluar për shkak të Covid-19.

Sipas Okdiario, Mendes kishte arritur të bindte City-n të investonte 60 milionë euro për Dias, por pandemia ka bërë që Qytetarët të ndryshojnë mendje dhe të marrin Natahan Ake nga Bornemouth.

Tani, Mendes është në kontakte me Real-in. Los Blancos janë në kërkim të një qendërmbrojtësi, por nuk duan të shpenzojnë një shifër të çmendur.

Dias ka qenë prej kohësh në radarët e Real-it, por gjithçka do të varet nga vlerësimi që do t’i bëjë Benfica kartonit të tij.

Related posts

“TË GJITHË KËRKOJMË NJË NDESHJE TË MADHE FUTBOLLI”/ Flet Zidane: Na kanë thënë të dalim me Barcelona nga hoteli dhe…

Delo.autor

TRAGJIKE/ Boksieri i njohur vdes në ishullin e Korfuzit

Isa.Autor

ZYRTARE/ Nuk kishte hapësira, Milani huazon sulmuesin Colombo tek skuadra italiane…

Delo.autor

Leave a Comment