Futboll Seria A Sport

“MILAN DI SI TA VLERËSOJË PARANË”/ Presidenti i Brescias: Inter gaboi në të gjitha format me Tonalin

Mesfushori i Breshias, Sandro Tonali ishte shumë pranë kalimit tek Interi, por papritur zikaltërit u tërhoqën dhe tashmë lojtari duket afër zyrtarizimit tek Milani. Presidenti i Breshias, Masimo Celino e pranon se Interi kishte arritur marrëveshje për Tonalin, por tregon se ato gabuan që u tërhoqën dhe se Milani di të vlerësojë paratë.

tonali-1-e1577792193240

“Interi gaboi në të gjitha format me këtë operacion. Marota e kërkonte Tonalin, ndërsa Konte e admironte shumë lojtarin. Klubet e tjera nuk po ndërhynin fare, pasi e dinin që Interi kishte arritur marrëveshje. Me kalimin e kohës, Sandro po bëhej i paduruar për të zbuluar të ardhmen e tij. Tonali ka qenë që i vogël tifoz me Milanin, dhe jam i lumtur për të që do shkojë tek kuqezinjtë.

Milani di si ta vlerësojë paranë. Maldini është një profesionist i vërtetë dhe e ka AND-në e Milanit në gjak”, tha Celino për “Il Messagero”.

Related posts

EURO 2024/ Kosova kërkon tre pikët e para, në fushë dhe Spanja e Zvicra. Mësoni sfidat e mbrëmjes së sotme

F.autor

Tottenham i kërkon Unitedin Luke Shawin plus 45 milionë euro për Rose

Sadik.Autor

Çfarë driblimi i Atdhe Nuhiut (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment