Futboll Seria A Sport

MILAN ENDE NUK KA RINOVUAR ME PORTIERIN DONNARUMMA/ Maldini: Nuk e kemi me nxitim

Paolo Maldini ka zbuluar se Milani nuk e ka me nxitim për të rinovuar me Xhanluigji Donarumën, por gjithashtu pranon se kuqezinjtë duhet të përpiqen të mbyllin marrëveshjen me portierin. 21-vjeçari e mbajti portën të paprekur në ndeshjen e parë në kampionat ndaj Bolonjës.

Kontrata e Donarumës me Milanin skadon në 2021, dhe portieri ende nuk ka rinovuar me kuqezinjtë. “Donaruma është 21-vjeç dhe është absolutisht një lider. Ky është realiteti. Ai ka luajtur 220 ndeshje me Milanin në këtë moshë, që është absolutisht e papërsëritshme. Sa më shumë rritet, aq më shumë bëhet një lider. Ai është një lider në stërvitje dhe me sjelljen e tij. Ne duhet të përpiqemi të rinovojmë me të.

Kjo mund të ndodhë në një javë, në 10 ditë, në 20 ditë, ne nuk e kemi me nxitim. Ne jemi në atë situatë, ku e dimë që 10 apo 15 ditë më shumë nuk do ndryshojnë asgjë”, tha Maldini për “Sky Sport Italia”.

Related posts

Milani nuk humbet kohë dhe nis tratativat për të ofruar futbollistin e Torinos

Sadik.Autor

NGA DONNARUMMA TEK MESSI/ Ky formacion i PSG-së pritet të jetë i jashtëzakonshëm për sezonin e ri (FOTO)

Delo.autor

“SKUADRAT PËR TA FITUAR JANË…”/ Matthaus zgjedh favoritet e Champions dhe skuadrën e ardhshme të Haaland

Delo.autor

Leave a Comment