Futboll Seria A Sport

MILAN PËRGATIT GODITJEN E MADHE/ Maldini takohet me agjentin e yllit portugez…

Milani ka filluar punën vrullshëm në merkato, teksa po punohet për përforcimin e skuadrës për sezonin e ri.

Pasi mbyllën marrëveshjen me Brahim Diaz nga Real Madrid dhe Sandro Tonali nga Bresha, kuqezinjtë po punojnë edhe për afrimin e një mesfushori tjetër. Milani interesohet për një rikthim të Bakajokos në “San Siro” dhe bisedimet janë në fazë të avancuar, por tashmë po punohet edhe për afrimin e një mesfushori tjetër.

Bëhet fjalë për yllin e Benfikës, Florentino Luis. Ky i fundit pëlqehet shumë nga kuqezinjtë, të cilët duan ta afrojnë në ekipin e tyre. Madje “Calciomercato” raporton ditën e sotme se ka pasur një takim mes agjentit të futbollistit dhe Maldinit, me këtë të fundit që dëshiron ta marrë portugezin në Milano.

Related posts

LIVE/ Milan-Torino, fantastik Ibrahimoviç. Suedezi vulos kualifikimin e kuqezinjve

F.autor

KATAR 2022/ Portugalia përmbys me CR7 dhe triumfon ndaj Luksemburgut

Delo.autor

Pas 11 vitesh, italianëve mund tu ndodhë e papritura në shortin e Championsit

Q.Autor

Leave a Comment