Futboll Seria A Sport

Milan-Belotti, rinis telenovela e merkatos, por ka një ngërç..!

Milan-Belotti, disa dashuri nuk përfundojnë kurrë. Sulmuesi i Torinos është futbollisti që i mungon në sulm skuadrës së Rino Gattuso-s, i cili gjatë këtij sezoni nuk ka gjetur ende njeriun “gol”, aq më tepër kur ka shpenzuar 63 milionë euro për Andre Silva-n dhe Kalinic. Por, gjithçka do të varet nga vendimi i UEFA-s. Për të kujtuar është që Belotti ka një klauzolë prej 100 milionë euro.

Tekniku kuqezi ka qenë i qartë me klubin e rrugës “Aldo Rossi”: në të ardhmen dëshiron Belotti-n, të cilin e ka stërvitur për disa muaj kur pati eksperiencën te Palermo. Në respekt të muajve të fundit, ka më tepër optimizëm te Milan-i: dëshira e lojtarit është thelbësore. Sezoni i tij ka qenë negativ, vetëm 9 gola në kampionat.

E qartë, fundi i muajit do të jetë vendimtar pasi pritet përgjigjja nga UEFA: nga Nyon mund të mbërrijnë lajme të këqija dhe ndaj mund bëhen transferime të shkëlqyera, si: Donnarumma, Suso, Bonaventura dhe Andre Silva. Por, Belotti është objektivi i qartë për sulmin. Këtë vit nuk u duk shumë konkret.

Related posts

INTERI NË FESTË/ Telenovela “Modric”: REALI denoncon zikaltërit tek UEFA

Isa.Autor

CEREMONIA E “TOPIT TË ARTË”/ Mbrojtësi Van Dijk “thumbon” keq CR7, ja përgjigja e tij

Delo.autor

Fenomeni Ronaldo sot do të ishte lojtari më i shtrenjtë i të gjitha kohërave

Sadik.Autor

Leave a Comment