Futboll Sport

MOLDAVI-KOSOVË/ Trajneri i “Dardanëve” hedh në fushë “artilerinë e rëndë” (FORMACIONET ZYRTARE)

Liga e Kombeve është mundësia e artë që Kosova të mund të fitojë biletën e Europianit. Duke pritur gjysmëfinalet e edicionit të shkuar, “Dardanët” e dinë më mirë se kushdo tjetër entuziazmin e nevojshëm që duhet në këtë kompeticion. Sot, të drejtuar nga Bernard Shaland, i cili rinovoi edhe për dy vite, “Dardanët” do të sfidojnë Moldavinë, e cila e luan në Parma ndeshjen si pritëse.

Kosova gjithashtu pjesë e Ligës C, e vendosur në grupin e 3-të kualifikues. Pas Moldavisë, me të cilën “Dardanët” startojnë sot Ligën e Kombeve në orën 20:45, ndeshja e radhës është ajo ndaj Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, të hënën e shtatë shtatorit, një prej skuadrave që synon vendin e parë, ashtu si edhe Sllovenia. Trajneri Shaland ka bërë publike formacionin zyrtar, duke hedhur në fushë të gjithë artilerinë e rëndë që ka në dispozicion.

MOLDAVI – KOSOVË ORA 20:45

FORMACIONET ZYRTARE:

MOLDAVIA: Koselev, Mudraç, Posmaç, Armas, Platika, Rata, Ionita, Karp, Rebçiuk, Nikolasku, Kaimakov.

Moldavia

KOSOVA: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Kryeziu, Shala, Rashica, Zeneli, V.Berisha, Kololli. Trajner Shaland.

Kosova

Related posts

NDODH EDHE KËSHTU/ Një tifoze e Liverpool-it dhe një i Tottenham martohen ditën e finales: Nuk besonim se…

Delo.autor

“FITOI VËMENDJEN E SHUMË KLUBEVE TË MËDHA”/ Marotta “thumbon” Lautaron, fjalë të mëdha për Eriksen

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore PSG-Inter. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

Leave a Comment