Futboll Sport

PËRBALLJA NDAJ BOSNJES NË NATIONS LEAGUE/ Mancini: Grupi është formuar, por…

Pas një ndalese të gjatë kthehen ndeshjet e kombëtareve.

Një nga këto kombëtare është edhe Italia e Roberto Mancini-t, që të premten në mbrëmje do të përballet me Bosnjën në ndeshjen e vlefshme për Nations League.

Trajneri i “Axurrëve” ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes.

“Grupi është i formuar, nuk do të ndryshojmë shumë në pritje të Europianit, por dikush mund të kthehet. Shpresa është ta nisim ashtu siç e mbyllëm 10 muaj më parë dhe që njerëzit të vazhdojnë të na ndjekin”, ka thënë Mancio.

“Kombëtarja jonë ka bërë mirë deri tani, por mund të përmirësohet akoma në çdo aspekt, teknik dhe taktik, dhe çdo ditë punojmë për t’u rritur”.

“Nations League është shumë e rëndësishme për ne. Që nga momenti që kemi marrë ekipin, kemi rikuperuar 12 pozicione, duhet të qëndrojmë mes 10 të parave”.

“Nations League është e rëndësishme edhe sepse fazat finale do të zhvillohen në Itali”.

Related posts

Spalletti nuk fokusohet te rezultati, Gattuso i gëzohet barazimit

Sadik.Autor

PAS FITORES NDAJ SPARTA PRAUGE/ Pioli: Nëse vazhdojmë kështu, do ta kem shumë të vështirë

Delo.autor

NGA STRAKOSHA TEK HYSAJ/ Ja 11 yjet më të shtrenjtë të Kombëtares. Formacioni i artë kushton…

Delo.autor

Leave a Comment