Futboll Seria A Sport

“MOS E QUANI CHIELLININ TË MBARUAR”/ Bobo Vieri: Në sulm vini bast për…

Në prag të nisjes së kampionatit, në një ndërhyrje direkte në “Instagram” në “Magic Gazzetta”, Bobo Vieri ka dhënë disa këshilla për formacionin ideal:

“Në sulm vini bast për Lukakun, është një forcë e natyrës, më kujton veten. Unë pastaj do t’i vendosja pranë edhe dy fantazistë: Orsolini dhe Kiezën. Por nëse doni që të luani me dy pyka të vërteta, atëherë vini bast për Ibrën. I plakur? Do të shënojnë më shumë se 20 gola. Në portë Shezni. Ndërsa në stol Andrea Pirlo trajner, me të cilin Juventusi do të ruajë qëndrueshmërinë. Në mbrojtje me Hakimin, Kjaerin, Kielinin dhe Jangun.

Dhe mos e quani të mbaruar Kielinin, do të rikuperojë sezonin e shkuar që qëndroi i dëmtuar për një kohë të gjatë”. Në mesfushë Vieri zgjedh dy lojtarë të tjerë të Interit, Barelën dhe Sensin: “Sensi e nisi shumë mirë dhe pres që të mos detyrohet të ketë ndalesa të vazhdueshme siç ndodhi në 2019- ‘20″. Një tjetër mesfushor është Rinkon: “Të shohim nëse do të qëndrojë te Torino, por ka një raport të mirë cilësi-çmim”. Për sulmin ai do të donte të ishte edhe vetë, por thotë: “CR7, Imobile dhe Lukaku, por unë jam i plakur djema”.

Related posts

“EDY REJA NUK RREZIKON ASGJË”/ Presidenti Duka flet për mediat italiane: Ai ka pjesën e tij të gabimeve, por…

Delo.autor

Pas Liverpool, një tjetër klub gjigant kërkon Oblak

Sadik.Autor

BROJA BËN PËRGATITJET E FUNDIT PËR TË DALË NË STËRVITJE/ Milani vihet pas shërbimeve të tij

F.autor

Leave a Comment