Futboll Seria A Sport

JUVENTUS FITOI KUPËN E 9 RADHAZI/ Miku i trajnerit Sarri: Ky do të ishte shpërblimi më i bukur për…

Një titull i sapo fituar në kampionat.

Di javë deri në fundin e kampionatit dhe një Champions League për t’u luajtur. Sezoni i parë i Maurizio Sarri-t tek Juventus ka qenë shumë i vështirë, por tekniku mund të shijojë disa minuta qetësie pastriumfit në Serinë A.

Aurelio Virgili, miku historik i trajnerit toskan, ka folur për sezonin e parë të Sarri-t me bardhezinjtë dhe ka bërë të kuptohet se çfarë do të donte trajneri për të ardhmen, edhe për sa i takon merkatos.

“Filozofia e tij është që të mos kërkojë asgjë dhe të mos ndërhyjë në merkato”, ka thënë Virgili për Tuttosport. “Nuk ka thënë asgjë as për këmbimin që kanë bërë mes Arthur dhe Pjanic”.

“Më ka thënë se ka qenë kryesisht një operacion ekonomik, por di gjithçka në lidhje me lojtarin e Barcelona-s dhe i duket i  mirë”.

“Sigurisht, nëse do t’i merrnin Jorginho-n, do të ishte shpërblimi më i mirë për titullin e fituar dhe do ta bënte shumë të lumtur, sepse është lojtari ideal për të, një që shpejton lojën dhe prek qindra topa në çdo ndeshje”.

“Pak a shumë atë që duhej të bënte Pjanic këtë vit. Por Sarri nuk është një nga ata që këmbëngul për merkaton. Tek Juventus ka gjetur një ekip të ndërtuar dhe është përshtatur”.

Related posts

INTER-BOLOGNA/ Inzaghi bën rotacion në sulm, i beson dyshes Correa-Lautaro (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LUFTA PËR FANELLËN/ Rei Manaj sfidon Breithueitin, ja të paprekshmit dhe të skarcuarit e trajnerit Kuman

Delo.autor

Biografi i Mourinhos i tregon të gjitha: Ja çfarë shkoi keq te Manchester United

Delo.autor

Leave a Comment