Futboll Seria A Sport

MREKULLIA/ Futbollistja e Lazios del nga koma falë zërit të legjendës Totti

Një video-mesazh bën mrekulli.

Këtë e ka bërë sigurisht video-mesazhi i Francesco Totti-t për Ilenia-n, lojtare e Lazio-s, në koma për nëntë muaj pas një aksidenti rrugor.

Futbolliste e Lazio-s, por tifoze e madhe e Roma-s.

Prindërit e Ilenia-s e kanë bërë të dëgjojë himnin e verdhekuqve gjatë muajve të kaluara në koma, më pas, falë ndihmës së Shoqatës Argos Forcat e Policisë, të doktorit Maritato dhe trajnerit Carlo Cancellieri, kanë arritur të marrin një video nga Francesco Totti.

Dhe nga ajo ditë diçka ka ndryshuar.

“Ilenia mos u dorëzo, do t’ia dalësh, jemi të gjithë me ty”. Zëri i Totti-t ka bërë të ndizet një shkëndijë brenda, rrahjet e zemrës janë rritur me zërin e ish-kapitenit dhe më pas ka ardhur zgjimi gradual.

Zëri i Totti-t ka qenë një stimul i madh për Ilenia-n e re dhe tani ajo kërkon të ketë mundësinë ta takojë dhe ta falënderojë personalisht.

“I dashur Francesco të presim? Të presim me padurim, Ilenia po të pret, – ka qenë mesazhi i prindërve. – Zëri yt fantastik, bashkë me pasionin, dashurin që Ilenia ka patur gjithmonë për Roma-n, kanë sjellë zgjimin e saj”.

Related posts

ASTON VILLA-TOTTENHAM/ Autogol qesharak nga mbrojtësi Alderweireld, Mourinho nuk i beson syve (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ Nuk quhet kot zbulimi i Panuccit, shihni asistin që merr Platini nga shqiptari

Q.Autor

FAZA PËRGATITORE/ Inter zbret nesër në fushë, pritet debutimit i Lukakut për sezonin e ri

Delo.autor

Leave a Comment