Futboll La Liga Sport

LAJMI I SHEKULLIT/ Messi nuk rinovon tek Barcelona, jep lamtumirën pas 18 vitesh

E BUJSHME POR REALE!

Lionel Messi nuk do të vazhdojë te Barcelona. Zyrtarizmi i zhurmshëm vjen drejtpërdrejt nga klubi blaugrana, i cili sapo ka publikuar një deklaratë ku njofton lamtumirën e argjentinasit pas 18 vitesh:

“Edhe pse është arritur një marrëveshje mes FC Barcelona dhe Leo Messi dhe me synimin e qartë të të dyja palëve për të nënshkruar një kontratë të re sot, nuk do të jetë e mundur të zyrtarizohet gjithçka për shkak të pengesave ekonomike dhe strukturore (rregulli i ligës spanjolle).

Përballë kësaj situate, Lionel Messi nuk do të mbetet i lidhur me FC Barcelona.

Të dyja palët janë thellësisht të hidheruara që në fund dëshirat e lojtarit dhe klubit nuk mund të përmbushet. Barça falënderon lojtarin për kontributin e tij dhe i uron atij më të mirat në jetën e tij personale dhe profesionale “.

Related posts

SKËNDERBEU-BYLIS/ Pas një asist fantastik nga Imami, Mensah zhbllokon sfidën për korçarët (VIDEO)

Delo.autor

PAS NJË AKSIONI FANTASTIK/ Lucas Moura ndëshkon West Ham me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Pas barazimit të mbrëmshëm, Valverde vjen me një kërkesë të “çmendur”

Sadik.Autor

Leave a Comment