Futboll Shqipëri Sport

“MUNGESA E GJATË NA KA BËRË MIRË, GATI TË…”/ Hysaj: Ju tregoj problemin e vetëm të Shqipërisë

Para sfidës me Bjellorusinë në konferencë për shtyp, së bashku me trajnerin Reja ka dalë edhe kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj. Ky i fundit është shprehur se mungesa e gjatë i ka bërë mirë lojtarëve në mënyrë që të afrohen më shumë me njëri-tjetrin dhe të ndjejnë mungesën e kombit.

KTHIMI PAS 9-MUAJSH- Jemi bashkuar si më përpara. U bënë shumë muaj që nuk jemi takuar. Të them të drejtën na kanë bërë mirë, pasi na ka bërë të ndjemë mungesën e kombit. Kjo mungesë e gjatë mendoj se na ka afruar më shumë me njeri-tjetrin.

LARGIMI I BASHËS DHE MAVRAJT- Dua të falënderoj Mavrajn dhe Bashën për atë që kanë dhënë në Kombëtare, por futbolli kështu është, vjen një moment kur secili do largohet kur e shikon të arsyeshme.

TË RINJTË- Mendoj se kemi të rinj të talentuar dhe mund të ecim shumë me ta. Me të rinjtë po mundohemi t’i fusim në grupin tonë dhe po ju japim një dorë për tu ambientuar me Kombëtaren. Ne po nxjerrim shumë lojtarë të rinj, të cilët kërkohen nga ekipe të rëndësishme. Janë lojtarë të rinj dhe duhet të mësojnë shumë. Janë të rinj dhe e kuptojnë futbollin, po futen në grupin tonë.

FORMA- Forma ime nuk është 100% pasi një javë kam që nisa stërvitjen. Ekipi kundërshtar ka filluar kampionatin, ndërsa ne jo. Ne duhet të kuptojmë kur të sulmojnë e kur të mbrohemi. Kështu që, do të kemi disi probleme në formën fizike.

SKEMA– Kam provuar shumë role të ndryshe me ekipin e Napolit dhe Kombëtaren. Besoj se mund të ambientohem. Kam eksperienca që kam e kuptoj si duhet të përshtatem në çdo rol.

VENDI NË LIGËN E KOMBEVE- E rëndësishme është që ta fillojmë mirë ndeshjen e parë. Duhet ta fillojmë mirë. Jemi gati të luftojmë për 3 pikë.

Related posts

“INTER NUK KA SKUADËR TË PËRSHTATSHME PËR SARRIN”/ Ish-mbrojtësi Bergomi: Conte nuk do largohej nëse…

Delo.autor

SFIDA NDAJ “UJQËRVE TË DËBORËS”/ Një mundesë e sigurt për kampionët e Partizanit

Delo.autor

ZYRTARE/ Vllaznia firmos me mesfushorin moldav, kompletohet reparti ofensiv

Delo.autor

Leave a Comment