Futboll Sport

“MUR”ME GJERMANËT/ Ja si verilindorët do kërkojnë surprizën ndaj Wolfsburgut

Kukësi ka zgjedhur Elbasanin për të vijuar përgatitjet në kuadër të ndeshjes së Ligës së Europës me Volfsburgun, që do të luhet të enjten në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”. Trajneri Skënder Gega preferon që ta stërvisë skuadrën në një fushë me bar natyral, ndaj dhe drejtuesit i kanë krijuar kushte në kompleksin e akademisë “Bajrami”, aty ku verilindorët janë shpërngulur prej disa ditësh. Situata në kampin kuksian duket e qetë dhe optimiste, ndonëse ajo që e shqetëson më shumë Gegën është pikërisht gjendja e mesfushorit Eduart Rroca.

Dëmtimi në miqësoren ndaj Bylisit ka lënë pasoja jo të vogla, pasi 27-vjeçari rrezikon seriozisht ndeshjen me Volfsburgun. Në stërvitjen e djeshme mesfushori kreu vetëm vrapime përreth fushës, me shpresën që të rikuperohet në kohë për sfidën me gjermanët. Gjithashtu, Rroca shpreson që të jetë gati për t’u bashkuar sa më parë me ekipin e ri në kampionatin turk. Ndonëse ende nuk bëhet i ditur nga klubi kuksian, largimi i tij pas Kupave të Europës është çështje thuajse e mbyllur.

TITULLARËT

Edhe pse testi ndaj Bylisit nuk shkoi ashtu si duhet, ku loja u ndërpre pas vetëm 50 minutash për shkak të incidenteve në fushë, trajneri Gega nuk preferoi një miqësore tjetër. Në këto kushte, ai zhvilloi një test brenda grupit. Kjo, edhe për faktin se i druhet ndonjë dëmtimi në prag të sfidës së 17 shtatorit. Për të plotësuar numrin e lojtarëve, trajneri grumbulloi edhe tre futbollistë nga ekipi U-21, pikërisht Osma, Karaj dhe Hallaçi, të cilët iu bashkuan ekipit në testin brenda grupit. Dyshimet më të mëdha lidhen me titullarët që tekniku i Kukësit do të hedhë në fushë ndaj Volfsburgut.

FOR

Duke parë diferencat e mëdha me kundërshtarin, pritet një ekip që më së shumti të mbrojë. Mjafton të thuhet që dy mbrojtësit e krahut, Maliqi dhe Musta, mund të luajnë si mesfushorë krahu, me synimin për të blinduar krahët dhe mos u lënë shumë mundësi gjermanëve që të sulmojnë.

Për momentin Xhika duket i sigurt në portë, ndërsa para tij, në mbrojtjen me 4 do të luajë Lulaj në të djathtë, Obanor me Horiç në qendër dhe blerja më e fundit, Demiri, në të majtë. Në mesin e fushës, përveç Mustës dhe Maliqit nga krahët, Telushi, Musolli dhe Limaj do të formojnë “digën” në qendër. Ndërsa sulmuesi i vetëm pritet të jetë nigeriani Eze. Megjithatë, gjatë këtyre ditëve Gega ka provuar variante të ndryshme, sepse duke njohur kundërshtarin e fortë që kanë përballë, duhet të ndryshojë diçka nga skema e zakonshme. Pra, duke bërë “shpikje” për t’u bërë ballë gjermanëve të Bundesligës.

Related posts

Lingard shënon kundër Holandës

Sadik.Autor

VIDEO/ Ky është goli më i bukur i javës në Francë, mos e humb!

Q.Autor

PAS HUMBJES ME FLAMURTARIN/ Trajneri Mema plas “bombën”: Ndeshjet vendosen nëpër tavolina, kjo duhet…

Delo.autor

Leave a Comment