Futboll Sport

NATIONS LEAGUE/ Anglia fiton me dramë, Islanda fal gjithçka në fund!

Anglia ka fituar me rezultatin 0-1 kundër Islandës në transfertë. Një ndeshje e dobët nga “3 Luanët” që e nisin ndeshjen me vrull duke shënuar me Harry Kane, por rrjeta e tij u anulua.

Ndeshja u dominua nga anglezët, por nuk arritën që të gjenin golin. Sulmet e tyre nuk ishin të qarta dhe vendasit u mbrojtën mjaft mirë. Gjithçka u bë më e vështirë pas daljes me karton të kuq të Walker. Mbrojtësi gaboi në ndërhyrjen e tij dhe la ekipin me 10 lojtarë në minutën e 71′.

Anglia nuk u dorëzua dhe vazhdoi të sulmonte sërish. Ekipi i Southgate fitoi një penallti që u kthye në gol nga Sterling në minutën e 90′ për 0-1. Vendasit panë drejt sulmit dhe fituan një penallti që e mori përsipër Bjarnason. Gomes shkaktoi ndërhyrjen e gabuar. Lojtari i Islandës e humbi duke i dhuruar fitoren Anglisë dhe 3 pikët e para.

Related posts

DEKLARATA BEFASUESE/ Griezmann: “TOPIN E ARTË” dua ta fitoj vetëm me fanellën e…

Isa.Autor

ISHTE FITUESI I MADH I UEFAS/ Van Dijk rrëfim të sikletshëm për turpërimin e Barcelonës

Delo.autor

“MESSI SI XHORDAN”/ Mesfushori spanjoll beson te rikthimi i argjentinasit te Barcelona: E duan më shumë se Brad Pit

F.autor

Leave a Comment