Futboll Sport

NATIONS LEAGUE/ Kosova ngec ndaj Moldavisë, Kulolli shpëton “Dardanët”

Kosova nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen kundër Moldavisë. Ekipi i Bernard Challandes la 2 pikë të arta me rivalin më të dobët të grupit duke mos e nisur si duhet këto eliminatore në Nations League.

Takimi nisi shumë mirë për “Dardanët” që dominuan kundërshtarin dhe po luanin me mirë me topin në zotërim. Rastet e tanve nuk u shfrytëzuan si duhet, ndërsa moldavët e Engin Firat me të parin rast të rrezikshëm në portën e Muricit ndëshkuan.

Ata kaluan në avantazh në minutën e 20′ me anë të Nicolaescu. Ai shfrytëzoi një top të kthyer nga portieri Muriqi dhe e pushoi në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për moldavët, ndërsa në të dytën nisën sulmet e ekipit të Kosovës.

“Dardanët” arritën të barazonin në minutën e 71′ me Kololli për 1-1. Ai u preferua si sulmues nga Challandes në mungesë të Muriqit. Shqiptarët e Kosovës sulmuan më fort drejt portës kundërshtare, por pa rezultat. Ndeshja u mbyll 1-1. Takimi tjetër i grupit Sllovenia me Greqinë u mbyll 1-1 duke qenë gjithçka e baraspeshuar në grup.

Related posts

MARRIN FITOREN E DYTË RADHAZI/ “Verilindorët” mposhtin Flamurtarin në Vlorë

Delo.autor

E ARDHMJA E DONNARUMMA-S NË DILEMË/ Milan mendon për pasuesin e Gigio-s, vendos nën shënjestër portierin…

Delo.autor

KJO NUK PRITEJ/ NEYMAR sinjale RIKTHIMI, te BARÇA nisin të shpresojnë

Isa.Autor

Leave a Comment