Futboll Sport

NATIONS LEAGUE/ Maqedonia e Veriut triumfon në ndeshjen e… penalltive

Maqedonia e Veriut ka triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Armenisë, ne ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Vlen të theksohet se në këtë përballje u aktivizuan nga minuta e parë plot 4 futbollistë me origjinë shqiptarë. Një tjetër fakt interesant është se të 3 golat u shënuan me 11-metërsha.

Ishte Ezgjan Alioski, ai që hapi serinë e golave në minutën e 5-të, duke kaluar vendasit në avantazh, ndërkohë në minutën e 38-të, maqedonasit realizuan sërish nga pika e bardhë e penalltisë, teksa kësaj here ishte Nestorovski, që goditi saktë. Në sekondat e fundit të ndeshjes, realizoi edhe skuadra armene, po nga pika e bardhë e penalltisë, me autor Barsegian.

Related posts

TJETËR ZHGËNJIM/ Arsenal humb objektivin kryesor në merkaton e janarit mesfushorin…

Delo.autor

ZYRTARE/ Serie A cakton datat: Ja kur luhen ndeshjet e anuluara pas vdekjes së Astorit

Q.Autor

ANGLIA NË ALARM/ Paralajmërime për grabitje, pije të manipuluara dhe masa të rrepta në Meksikë

F.autor

Leave a Comment