Futboll Sport

NATIONS LEAGUE/ Portugalia mposht Suedinë me një super CR7, Franca triumfon me “POKER”

Portugalia dhe Franca kryesojnë më pikë të plota Grupin 3 të Ligës A të Nations League pas dy javëve të para.

Portugezët kanë mundur 2-0 Suedinë falë një dygolëshi magjik të Cristiano Ronaldo-s.

Ylli portugez është bërë lojtari i vetëm në historinë e futbollit që realizon 100 ose më shumë gola për kombëtaren e një vendi europian.

Suedezët kanë luajtur me një lojtar më pak nga minuta e 44-t pas kartonit të dytë verdhë të marrë nga Svensson.

Ndërkohë Francë-Kroaci, një përsëritje e finales së Botërorit 2018, është mbyllur me një fitore 4-2 të francezëve, ashtu siç ka ndodhur dy vite më parë në Rusi.

Kanë qenë kroatët që kanë kaluar në avantazh me Lovren në minutën e 17-të. Gjelat janë kundërpërgjigjur me dy gola të shpejtë në fundin e pjesës së parë.

Griezmann ka barazuar fillimisht për kampionët e botës dhe Livakovic i ka dhuruar avantazhin Francës me një autogol të pafat.

Kroatët nuk janë dorëzuar dhe kanë gjetur golin e barazimit në fillimin e pjesës së dytë me Brekalo , por Gjelat kanë arritur të sigurojnë tri pikët falë golit të Upamecano-s dhe penalltisë së Giroud.

Related posts

ÇËSHTJA E RINOVIMEVE/ Ja kur nisin negociatat e drejtuesve me dy titullarët e padiskutueshëm të Partizanit…

Delo.autor

Situatë “e çuditshme” në Austri, vendos në rrezik miqësoren e luksit

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Eliminon koronavirusin me 99.84%, ja dysheku çudibërës i Messit

Delo.autor

Leave a Comment